"Prioritet, rrjeti rrugor me modern ne rajon"
"Kjo qeveri eshte e vendosur t`i jape Shqiperise dhe qytetareve shqiptare, rrjetin rrugor me modern ne rajon". Kjo ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, teksa ka shprehur sigurine dje per nje mandat te mundshem te qeverise se tij, duke nenvizuar se theksi i ketij mandati do te ishin rruget e reja ne te gjithe vendin. Sipas Berishes, ne vitin 2009 do te nisin projekte te medha, te cilat kane si synim te lidhin akset me te largeta te vendit. "Ne vitin 2009 ne nisim projektet e medha te mandatit te dyte, projekte, te cilat do te lidhin Shkodren dhe Vloren me autostrade me kater korsi, projekte, te cilat do te lidhin Tiranen me Tepelenen me aksin qendror te Jugut qe shkurton distancen mbi 120 km me Saranden", tregoi kryeministri Berisha. Po keshtu sipas tij, ne rast te nje mandati te dyte, gjate ketij viti do te nisin punimet ne rruge qe lidhin Bllaten me Tiranen si rruga e Arbrit qe shkurton distancen Peshkopi-Tirane. Kreu i ekzekutivit ka garantuar dje se do te ndertohet edhe Shkup-Tirane me mbi 100 km. Projekt tjeter madhor sipas tij, eshte Qafe Plloce-Qukes, i cili shkurton distancen Korce-Tirane me 30 km dhe Fierze-Koman. Nga ana tjeter kryeministri deklaroi se qeveria qe ai drejton do te asfaltoje dhe do te sistemoje me mijera rruge rurale dhe dytesore ne te gjithe vendin.