Grabitja e bankës në Vlorë, shoqërohen edhe 5 persona
VLORË- Një ditë pas grabitjes së bujshme të një filiali banke në qytetin e Vlorës, 5 persona të tjerë janë shoqëruar gjatë natës në polici, të dyshuar si autorë të grabitjes, megjithëse asnjë prej tyre nuk u klasifikua si autor i grabitjes.
Ndërkaq policia po punon intensivisht me kamerat e sigurisë së bankës, pasi nuk ka institucione të tjera me kamera përreth, ku mund të gjenden të tjera prova mbi ngjarjen. Në pyetje janë marrë edhe shumë banorë të lagjes “Lef Sallata” ku ndodhi dhe grabitja.
Grabitja e bankave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në qytetin bregdetar të Vlorës. Kujtojmë se ky filial banke u grabit për herë të tretë brënda një kohe shumë të shkurtër. Grabitja më e rëndë ishte ajo e një banke në qendër të qytetit të Vlorës 3 muaj më pare, ku nuk munguan edhe shkëmbimet e zjarrit.
(m.a/News24/BallanWeb)