E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e filialit të BKT-së, lirohet roja Asllan Spahiu

23/02/2010 TIRANE- Është liruar nga Prokuroria shtetasi Asllan Spahiu, i cili pak kohë më parë u arrestua nga policia, pasi u dyshua se ai kishte lidhje me dy autorët që grabitën 50 milionë lekë të vjetra në filialin e bankës BKT që ndodhet në rrugën “Myslim Shyri”. Aktualisht Spahiu do të ndiqet në gjendje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin kur ndodhi ngjarja ai nuk ishte në shërbim, pranë filialit të bankës BKT. Burimet thanë se roja, ka mohuar në mënyrë të prerë të ketë lidhje me autorët e grabitjes dhe për mosqenien në shërbim ai e ka argumentuar duke thënë se në ato momente ndodhej në shtëpi për arsye familjare. Aktualisht organi i akuzës ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të bankës me qëllim zbulimin e identitetit të autorëve. Ndërkohë puna për këtë çështje vazhdon edhe në terren, ku agjentë operativë të policisë, janë duke mbledhur informacione.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›