E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miraton disa ndryshime në ligjin për sektorin energjetik

Kryeministri informoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave disa ndryshime në dhe shtesa në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”. Ndër të tjera Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) do t’i lejohet të eksportojë energji në kohë piku dhe të importojë energji atëherë kur vendi ka nevojë.

“KESH kërkon të drejtën e ndërhyrjeve me optimizim dhe unë jam dakord me këtë. Korporatës do ti krijohet kjo mundësi në mënyrë që ajo, duke plotësuar tërësisht nevojat e vendit,  të mund të eksportojë në kohë piku dhe ti importojë në periudhën më të vështirë për vendin”, tha Kryeministri Berisha.

Ndryshimet në këtë ligj, u shpreh Kryeministri bëhen në kuadrin e parapërgatitjes për privatizimin e plotë të sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri. Kryeministri u shpreh se ky është një proces që po ecën në përputhje me programin e paraqitur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe që duhet të finalizohet së bashku me privatizime të tjera të mëdha brenda këtij viti.

Duke përshëndetur punën e bërë nga IFC për përgatitjen e të gjitha referencave të domosdoshme për procesin e privatizimit, Kryeministri u shpreh se kompani të mëdha janë duke treguar interes të veçantë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›