Përcaktimi i tarifave për ujin kalon në kompetencë të Entit të Rregullor të Ujit
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha informoi ndër të tjera se kuadri ligjor për Entin Rregullator të Ujit do të pësojë ndryshime, duke i shtuar këtij enti edhe kompetencën për përcaktimin e tarifave.
“Ky projektligj përbën një tjetër zhvillim pozitiv duke i dhënë këtij enti një nga funksionet më të rëndësishme që kanë entet e fushave të ndryshme, përcaktimin e tarifave. Ky funksion i ishte lënë pushtetit vendor por faktikisht nuk funksionoi”, u shpreh Kryeministri.