Keshilli i Ministrave ka miratuar, ne mbedhjen e fundit te Qeverise, vendimin "Per pagat e Punonjesve te Policise se Shtetit". Permes ketij vendimi, Kryeministri dhe Qeveria e Shqiperise kane
Keshilli i Ministrave ka miratuar, ne mbedhjen e fundit te Qeverise, vendimin "Per pagat e Punonjesve te Policise se Shtetit".
Permes ketij vendimi, Kryeministri dhe Qeveria e Shqiperise kane shprehur dhe rikonfirmuar mbeshtetjen e tyre ndaj veprimtarise dhe strukturave te Policise se Shtetit, e cila eshte ne procesin e rritjes se efikasitetit te saj ne luften kunder veprimtarise kriminale dhe ne kete drejtim po arrihen rezultate pozitive ne punen e saj te perditshme, gje qe e deshmojne edhe te dhenat statistikore te raportuara ne Mbledhjen e Keshillit te Ministrave nga Ministri i Rendit Publik.
Ky vendim i Qeverise synon te siguroje ne menyre te drejteperdrejte nje motivim me te larte te punonjesve te policise, nepermjet nje trajtimi me te mire financiar, duke njohur e vleresuar nivelin e formimit profesional, llojet e sherbimeve, eksperiencen e punes e te sherbimit dhe privacionet per shkak te detyres.
Permes ketij vendim realizohet gjithashtu kalimi ne sistemin e pages sipas roleve dhe gradave, e cila eshte shprehja me sintetike e parametrave sasiore e cilesore te punonjesit te policise. Efektet financiare te ketij vendimi te miratuar nga Qeveria llogariten ne shumen 103 milion leke ne muaj, te cilat do te perballohen nga fondet e Ministrise se Rendit Publik, te miratuara per vitin 2003 duke theksuar se rritja mesatare e pages llogaritet ne 20%.
Ne mbledhjen e fundit te Qeverise, ku u miratua edhe vendimi "Per pagat e Punonjesve te Policise se Shtetit", Kryeministri dhe anetaret e kabinetit, kane inkurajuar Ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, per rezultatet e arritura dhe kane dhene mbeshtetje te plote per strukturat e Policise se Shtetit, duke denuar qendrime te segmenteve te politikes, te cilet synojne te prishin imazhin dhe te dekurajojne punen e saj.
Kryeministri Fatos Nano i ka kerkuar kabinetit qeveritar nje bashkeveprim me te mire lidhur me problemet prioritare dhe debatin politik qe perballohet ne fushen e rendit publik. Kryeministri kerkon qe titullaret e rendit te marrin me shume rol publik, krahas rritjes se profesionalizmit jo vetem ne terren por edhe ne perpilim aktesh dhe veprimesh te mbeshtetura ne ligj.
Kryeministri ka kerkuar qarkullim te informacionit per punen qe behet dhe rezultatet e saj. Eshte e domosdoshme qe titullaret e institucioneve, kur ka tentativa kapercimi te se drejtes edhe nga demostrues te ligjshem ose jo, duhet te komunikojne jo vetem si negociatore me subjektet e interesuara, por duhet te bejne akoma me mire dhe detyren e zedhenesit publik ne detyre, duke u bere keshtu me te pranishem dhe me te pranueshem publikisht.
Kryeministri Fatos Nano ka kerkuar nje bashkepunim me te ngushte te organeve te rendit publik me organizatat publike per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, duke filluar qe nga Komiteti i Helsinkit deri tek Avokati i Popullit. Kjo do te ulte dozen e spekullimit te qellimshem e te politizuar, e cila vecanerisht ne stine elektorale fokusohet tek drejtuesit e rendit.
Kryeministri dhe Qeveria qe ai drejton shprehin bindjen se Policia e Shtetit dhe Ministria e Rendit Publik do te vazhdojne, edhe ne te ardhmen, te permbushin detyrimet ligjore per te garantuar me shume rend e siguri per publikun, me shume efikasitet ne luften kunder krimit, trafiqeve, korrupsionit dhe abuzimit ne detyre.