E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne nje takim Perfaqesuesin financiar te Kompanise AMBO z. Warren Philips. Kryeministri Nano ne kete takim u njoh me ecurine dhe mundesite e financimit te pro

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne nje takim Perfaqesuesin financiar te Kompanise AMBO z. Warren Philips.
Kryeministri Nano ne kete takim u njoh me ecurine dhe mundesite e financimit te projektit te naftesjellesit AMBO, i cili do te kaloje nga Bullgaria, Maqedonia dhe Shqiperia duke u bere pjese e infrastruktures se Korridorit 8 Europian, Lindje-Perendim, ku do te perfshihen edhe projekte te tilla si autostrada, hekurudha, gazsjellesi dhe telekomunikacioni.

Kryeministri Nano u shpreh se Projekti AMBO eshte vleresuar qe ne propozim nga Qeveria Shqiptare dhe tashme ne e kemi bere ate pjese te Strategjise kombetare te Energjise.

"Duke pare rendesine e realizimit te ketij projekti ne jemi te predispozuar ne mbeshtetjen e plote te tij dhe ne zgjidhjen ne kohe te te gjithe problemeve deri ne realizimin konkret te tij", tha z. Nano.

Kryeministri e konsideroi si mjaft te rendesishem bashkepunimin rajonal me fqinjet ne iniciativa te tilla dhe ne kete kuader permendi kontaktet me homologet bullgare dhe maqedonas me te cilet ka ndare te njejtin vleresim per kete projekt.

Kryeministri e siguroi z. Philips se nga ana e Qeverise shqiptare

do te merren te gjitha masat per perfundimin ne kohe te ketij projekti sipas parashikimeve, ne gjysmen e dyte te vitit 2006.

Nga ana e tij perfaqesuesi financar i kompanise AMBO z. Philips shprehu kenaqesine per angazhimin e deritanishem te Qeverise Shqiptare lidhur me kete projekt. Ai u shpreh se jemi prane qellimit per finalizimin e realizimit te plote te projektit, si dhe kemi bere hapa te konsiderueshem ne aspektin teknik te tij ".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›