E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit Fatos Nano, ka miratuar sot vendimin "Për dhënien ndihme financiare znj. Thëllënxa Kupa, për lindjen e pesënjakëve." Kështu, shteta

Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit Fatos Nano, ka miratuar sot vendimin "Për dhënien ndihme financiare znj. Thëllënxa Kupa, për lindjen e pesënjakëve."

Kështu, shtetases Thëllëza Kupa, sipas këtij vendimi, i jepen 2.5 milion lekë (të reja) për përballimin e rritjes së pezënjakëve.

Znj. Kupa, më 17.03.2004, ka lindur pesënjakë, ndërkohë që ka edhe dy fëmijë të tjerë me probleme shëndetsore, njëri prej të cilëve është i paralizuar. Ajo banon në një dhomë në kala të Dodës dhe i mungojnë kushtet minimale për mirërritjen e 7 fëmijëve. Duke u nisur nga këto rrethana, qeveria shqiptare miratoi këtë ndihmë financiare për t'i ardhur në ndihmë në rritjen e fëmijëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›