E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua sot paradite mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Ne kete mbledhje u miratuan nje numer vendimesh e projetligjesh te rendesishme. U

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua sot paradite mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Ne kete mbledhje u miratuan nje numer vendimesh e projetligjesh te rendesishme.

U miratuan projektligjet "Për një ndryshim në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002, "për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar" dhe "Për një ndryshim në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000, "Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet".

Sipas ndryshimeve që propozojnë këto vendime leja për zhvillimin e lojrave në kazino i jepet organizatorit vetëm pasi ai ka paguar shumën prej 1000.000.000 (njëqind milion) lekë.

Leja për ushtrim veprimtarie ëpr kazino i jepet organizatorit në bazë të dispozitave të ligjit për një periudhë 15 vjeçare.

Ky ndryshim u pa si i domosdoshëm pas vështrimit me kujdes të aktivitetit të këtyre shoqërive, si dhe duke u njohur me eksperiencën e vendeve të tjera të zhvilluara në këtë fushë.

Në zbatim të legjislacionit, ky ndryshim reflektohet si në ligjin "Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet" dhe në ligjin "Për sistemin e taksave në republikën e Shqipërisë". Ndryshimi prek edhe ligjin "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë" ku është parashikuar që taksa për regjistrimin për kazino nga 30 000 000 (tridhjetë) milionë lekë bëhet 100.000.000 (njëqind) milionë lekë.

U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e programit "Periferitë urbane të Tiranës-komponenti infrastrukturor".

Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, synon përfundimin e procedurës kushtetuese ligjore të kërkuar për hyrjen në fuqi të saj. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit më 29 janar 2004.

U miratua vendimi "Për përparësitë, fushat dhe nivelet e bashkëpunimit të Shërbimit Informativ të Shtetit me shërbimet informative të vendeve të huaja".

Vendimi përcakton përparësitë, fushat dhe nivelet e bashkëpunimit të SHISH me shërbimet e vendeve të tjera, duke respektuar parimet e barazisë, të besimit dhe të pavarësisë së ndërsjelltë ndërmjet shteteve.

Vendimi, i propozuar nga Kryeministri, synon:

1. Plotësimin e një boshllëku në bashkëpunim dhe bashkërendimin e punës në fushën informative me partnerët;
2. Efikasitetin e luftës së shtetit shqiptar kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe akteve terroriste;

Në vendim përcaktohen dhe arsyet e vendosjes së nivelit të bashkëpunimit, si dhe të shkallës së këtij bashkëpunimi me çdo shërbim informativ të huaj. Vendimi përcakton gjithashtu llojet e dokumenteve që do të shkëmbejë dhe të operacioneve ku do të marrë pjesë SHISH.

U miratua vendimi "Për programin pilot të delegimit të funksionit të investimeve, për vitin 2004, për arsimin parauniversitar, bashkisë së Tiranës, për territorin që kjo bashki mbulon".

Me anë të këtij vendimi, miratohet projekti pilot ku parashikohet delegimi në Bashkinë e Tiranës të komptencave për përdorimin e fondeve për investime ëpr arsimin parauniversitar, të përcaktuar në buxhetin e MASH-it, në përputhje me klasifikimin e tyre buxhetor.

Qeveria shqiptare e konsideron procesin e decentralizimit si një proces pozitiv dhe të domosdoshëm, nëpërmjet pjesëmarrjes të sa më shumë aktorëve dhe grupeve të interesuara në realizimin dhe përmirësimin e shërbimit arsimor.

U miratua vendimi "Për dhënien e lejes për hapjen e Shkollës së Lartë Universitare jopublike "Ufo Dental".

Shkolla e Lartë Jopublike "Ufo dental" do të jetë një shkollë e nivelit universitar (fakultet), me një degë të vetme, stomatologji dhe ka për qëllim të përgatisë e diplomojë mjekë stomatologë të përgjithshëm të një niveli të lartë.

Hapja e kësaj shkolle është jo vetëm një alternativë tjetër ëpr përgatitjen e mjekëve stomatologë, por dhe do të ndihmojë në plotësimin e kërkesave në rritje për këtë degë.

Plani mësimor i shkollë ka marrë në konsideratë planin mësimor të fakultetit TUFTS të Bostonit, si dhe planin mësimor të degës së Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të UT-së. Për realizimin e këtij plani do të angazhohen profesorë të kualifikuar me tituj dhe grada shkencore vendas dhe të huaj.

Për të kontrolluar standartet e kërkuara, MASH ka krijuar një komision me specialistë të arsimit të lartë, juristë, ekonomistë, inxhinjerë etj., të cilat kanë dhënë miratimin për hapjen e kësaj shkolle.

U miratua vendimi "Për organizimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit".

Ky vendim synon të rregullojë disa elementë me rëndësi rë mënyrës së organizimit dhe funksionimit të DPMK-së përmes përmirësimeve në strukturat e saj dhe bashkërendimin me institucionet e tjera.

Misioni i DPMK-së është mbrojtja e interesave të konsumatorëve në marrëdhëniet shitblerje, e shëndetit të popullatës, të mjedisit dhe sigurimin teknik, nëpërmjet garantimit të saktësisë së mjeteve matëse.

Shtrirja gjeografike e strukturës së DPMK-së është: tre drejtori rajonale, në Shkodër, Tiranë dhe Fier, përcaktuar mbi bazën e territoreve të barabarta ëpr të drejtuar, kontrolluar dhe shfrytëzuar me efektivitet pajisjet laboratorike të kontrollit të mjeteve matëse, të tilla si autobotet, distributorët, peshore automobilistike etj.

Në vendim parashikohet njohja zyrtare e emërtesës së etaloneve kombëtare të njësive të matjes në vendin tonë dhe niveli i tyre teknik, si vlera kombëtare të një rëndësie të veçantë. Kjo bëhet për herë të parë, bazuar në përvojën europiane për metrologjinë.

U miratua vendimi "Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.550, datë 1.8.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për tarifa e Shërbimeve që kryhen nga Shërbimi i Gjendjes Civile".

Vendimi kompleton listën e tarifave të shërbimeve që kryhen nga zyrat e gjendjes civile, për tre lloj çertifikatash, që përdoren për herë të parë nga Shërbimi i Gjendjes Civile dhe do të lehtësojë procedurat e vërtetimit të këtyre çertifikatave, si dhe do të ulë shpenzimet e qytetarëve.

Këto janë çertifikatat e lindjes (në gjuhë të huaj), e martesës (në gjuhë të huaj) dhe çertifikata për lidhje martese (në gjuhë të huaj). Modelet e këtyre çertifikatave janë miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe do të hartohen në 6 gjuhë të huaja (anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht), do tëë kenë numër serial, si dhe elemente sigurie. Kjo bën të mundur përafrimin me standartet europiane të dokumentacionit të gjendjes civile, rrit besueshmërinë ndaj tyre dhe i vjen më mirë nëndihmë shtetasve shqiptarë me banim jashtë shtetit, pasi për këto lloj dokumentash nuk do të jetë i neojshëm përkthimi dhe noterizimi i tyre.

Aktualisht për përdorim jashtë shtetit shërbejnë çertifikatat e lindjes, martesës dhe leja e martesës në gjuhën shqip, të cilat përkthehen dhe noterizohen. Shpenzimet ëpr të kryer këto procedura janë 800 lekë, përfshirë edhe pullën e noterizimit prej 100 lekësh. Ndërkohë tarifat e propozuara për këto çertifikata janë 200 lekë, duke ulur ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve.

Plotësimi i listës së tarifave të këtij shërbimi, me ato të çertifikatave në gjuhë të huaja, do të lehtësojë procedurat e vërtetimit të tyre nga ana e qytetarëve, si dhe do të ulë shpenzimet e qytetarëve për përfitimin e tyre.

U miratua vendimi "Për miratimin e kontratës së menaxhimit, ndërmjet ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve të bashkive Durrës, Fier, Lezhë e Sarandë dhe shoqërive "Berlin Wasser" International AG e "Berlin Wasser" Holding AG, për sigurimin e shërbimeve të ujit dhe të kanalizimeve".

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve është përfshirë në procesin e decentralizimit, duke i dhënë pushteteve vendore më shumë përgjegjësi për të zgjidhur problemet që ka ky sektor. Për t'i dhënë një frymëmarje këtij sektori po bëhen përpjekje për të implementuar forma të ndryshme të menaxhimit me mbështetjen e donatorëve. Objektivat që synohen nëpërmjet realzimit të kësaj kontrate janë:

- Përmirësimi i shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe rritje të nivelit financiar, duke futur koncepte të reja menaxhimi në katër ndërmarrjet pjesëmarëse nmë projekt;
- Pjesëmarrja e katër ndërmarrjeve nërpmjet kontratës së menaxhimit me operator privat duke u mbështetur në ndërmarrjet ekzistuese;
- Rritja e orareve të furnizimit me ujë në 4 qytete, mesatarisht 6 orë në ditë;
- Përmirësimi i cilësisë së ujit nërpëmjet kontrollit, trajtimit efikas për eleminimin e prezencës së ndotësve;
- Ndërhyrje me investime në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve ëpr përmirësimin e gjendjes teknike të tyre, instalimi i matësave të ujit;

Dhënia me këtë formë menaxhimi do të rritë më tej treguesit ekonomiko-financiarë të ndërmarrjeve, si dhe nivelin e shërbimit ndaj komunitetit.

U miratua vendimi "Për dhënie emri Akademisë së Mbrojtjes"

Gjeneral Lejtnant Spiro Moisiu ka qenë një personalitet dhe figurë e shquar në ngritjen dhe zhvillimin e ushtrisë shqiptare. Ai ka merita të padiskutueshme si ushtarak, profesionist dhe i devitshëm pë mbrojtjen e atdheut dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare. Është dekoruar me urdhëra e medaje të larta.

Për kontributin e madh dhënë në ngritjen e ushtrisë shqiptare dh esi patriot e personalitet i shquar, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Akademisë së Mbrojtjes i jepet emri "Spiro Moisiu".

U miratua vendimi "Për transferimin në pronësi të bashkisë së Bajram Currit të mjediseve të degës së mobilizimit, të cilat janë në ëprgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes".

Mjediset e degës së mobilizimit, në qytetin e Bajram Currit, të cilat janë në pergjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas këtij vendimi, i kalojnë në pronësi bashkisë së Bajram Curri, për t'u përdorur si kopsht dhe çerdhe për fëmijët. Prona është e lirë dhe nuk përfshihet në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura.

U miratua vendimi "Për transferimin në pronësi të bashkisë së Gramshit të mjediseve të ish shtëpisë së ushtarakëve, të ish shtabit të repartit ushtarak 9920 dhe të degës së mobilizimit, të cilat janë në pergjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes".

Sipas këtij vendimi, mjediset e ish shtëpisë së ushtarakëve dhe të ish shtabit të repartit ushtarak 9920, në Gramsh, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, kalojnë në pronësi të bashkisë së Gramshit, ëpr strehim dhe kthim në fond banese.

Po ashtu, mjediset e degës së mobilizimit në Gramsh, të cilat janë gjithashtu në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, i kalojnë në pronësi bashkisë së Gramshit, për t'u përdorur për nevojat social-kulutore të këtij qyteti. Pronat janë të lira dhe nuk përfshihen në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura.

U miratua vendimi "Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të mjediseve të degëve të mobilizimit, në qytetet Lushnje dhe Ballsh, të cilat janë në përgjegjsi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe për disa ndryshime në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes".

Mjediseve të degëve të mobilizimit, në Lushnje dhe Ballsh, sipas këtij vendimi, u ndryshohet përgjegjësia e administrimit nga Ministria e Mbrojtjes te prefekti i qarkut të Fierit, për t'u përdorur për sistemimin e sektorëve të PMNZH-së, në Lushnje dhe Mallakastër. Pronat janë të lira dhe nuk përfshihen në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura.

U miratua vendimi "Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të mjediseve të degës së mobilizmit, në qytetin eÇorovodës, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe për disa ndryshime në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes".

Mjediseve të degës së mobilizimit, në qytetin eÇorovodës, sipas këtij vendimi, u ndryshon përgjegjësia e administrimit nga Ministria e Mbrojtjes te prefekti i qarkut të Beratit, për t'u përdorur për sistemimin e sektorit të PMNZh-së, në këtë qytet. Pronat janë të lira dhe nuk përfshihen në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura.

U miratua vendimi për "Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes të disa ngastrave pyjore, pjesë të ekonomisë pyjore Zall-Herr-Priskë, dhe për disa ndryshime në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes".

Vendimi realizon kalimin e ngastrave pyjore, pjesë të ekonomisë pyjore Zal-Herr-Priskë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, për t'u përdorur për ngritjen e mjedisit stërvitor qendror të Komandës së Forcave Tokësore.

Në kuadrin e ristrukturimit dhe planit të përhapjes së Forcave të Armatosura, me qëlim përqëndrimin dhe krijimin e kushteve për jetesë dhe stërvitje të efektivave të Forcave Tokësore, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar ngritjen e mjedisit stërvitor qendror në rajonin e Zall-Herrit në Tiranë. Në këtë mjedis stërvitor parashikohet të akomodohen dhe zhvillojnë stërvitje forcat e NATO-s dhe të vendeve partnere në kuadrin e stërvitjeve shumëkombëshe.

U miratua vendimi për "Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal të Zvicrës, për heqjen reciproke të detyrimeve të vizës për mbajtësit e pasaportës diplomatike"

Kjo marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy vendeve për personat që janë mbajtës të pasaportave diplomatike.

Marrëveshja parashikon që mbajtësit e pasaportave diplomatike kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e palës tjetër për një periudhë maksimale prej 90 ditësh pa patur nevojën për pajisjen paraprake me vizë, në raste kur ata nuk ushtrojnë atje aktivitet të pavarur fitimi ose me pagesë.

Kjo marrëveshje do ti shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të besimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona si dhe forcimit të lëvizjes së lirë të personave mbajtës të pasaportave diplomatike.

U miratua Vendimi për "Miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin për zhvillim"

Kjo marrëveshje miratohet në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë, kontributit për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe në përputhje me udhëzimet e Komitetit për Ndihmë për Zhvillim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në bazë të saj, palët do të krijojnë marrëdhënie partneriteti në një numër fushash për zhvillimin ekonomiko-social të vendeve siç janë:
1.Çështjet mjedisore;
2.Mbështetjet për Arsimin dhe trajnimin professional;
3 Biznesi dhe Financa,nxitja e investimeve productive;
4.Administrata publike dhe vetëqeverisja vendore etj.

Marrëveshja parashikon krijimin e një Komiteti të Përbashkët, i cili do të përcaktojë prioritetet, programet dhe projektet për bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. Gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjes është një thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe zbatimi i saj do të ndihmojë në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane.

U miratua vendimi për "Tërheqjen e Projektligjit për "Disa Shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.7650, datë 17.12.1992,"Për birësimet e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes"

Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kodit të ri të familjes, pozicioni, kompetencat dhe procedurat e punës së Komitetit Shqiptar të Birësimeve tentojnë të bëhen më bashkohore. Nga ana tjetër ky kod parashikon edhe shfuqizimin dhe lënien pa efekt juridik të një numri dispozitash të ligjit për komitetin Shqiptar të Birësimeve. Ndërkohë me miratimin e ndryshimeve në ligjin organik të Ministrisë së Drejtësisë në Korrik të vitit 2003, ky Komitet ka kaluar si institucion qendror të Ministrisë së Drejtësisë.

Në rrethana të tilla, Kuvendi ka çmuar dhe kërkuar tërheqjen e këtij projektligji, me qëllim rishikimin e plotë të procedurave dhe kompetencave të Komitetit të Birësimeve.

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të sotme, miratoi vendimin: "Për masën e indeksimit të pagave për vitin 2004".

Në bazë të këtij vendimi, masa e indeksimit të pagave, mbështetur në inflacionin vjetor të llogaritur mbi një shportë të reduktuar të mallrave, sipas metodologjisë së miratuar nga grupi i punës për studimin e ndarjes së indeksit nga rritja e pagave, është 3.4%.

Efekti financiar i këtij vendimi per institucionet buxhetore është 927 milion lekë për vitin 2004 ose 103 milion lekë në muaj. Ky fond do të përballohet nga fondet buxhetore të miratuara për çdo institucion në ligjin e buxhetit të shtetit.

Vendimi i shtrin efektet financiare nga data 01 Prill 2004.

U miratua aktinormativ "Për një ndryshim në ligjin nr.8353, datë 3.6.1998, "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin e autostradës Vorë-Durrës".

Për vazhdimin e realizimit të projekteve të segmenteve rrugore Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, by passet e Shkozetit, Rrogozhinës, Fierti etj. mbetet e nevojshme asistenca teknike e huaj.

Për të kryer shërbimin e asistencës deri në tetor, periudhë në të cilën fillon asistenca e re teknike parashikohet një shumë prej 360 mijë euro. Për sigurimin e këtij financimi është rënë dakort me BEI-n që sasia e mësipërme të merret nga mbetja e kredisë rej 1 milion euro e papërdorur, e kredisë së dhënë nga kjo bankëëpr financimin e autostradës Vorë-Durrës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›