E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi, në mbledhjen e tij të radhës, fillimin e financimit të projektit për modernizimin dhe informatizimin e Shërbimit të Gjendjes Civile. Ministri i Pushtetit Vendor

Këshilli i Ministrave miratoi, në mbledhjen e tij të radhës, fillimin e financimit të projektit për modernizimin dhe informatizimin e Shërbimit të Gjendjes Civile. Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit perpara gazetareve e quajti kete moment si historik i cili i hap rruge standarteve bashkekohore ne kete drejtim.

Sipas studimit të fizibilitetit, të kryer nga një kompani franceze, investimi për ngritjen e plotë të sistemit të kompjuterizimit të shërbimit të gjendjes civile, mirëmbajtja e tij dhe prodhimi i dokumentave, kap vlerën e rreth 7 milion euro. Në përfundim të projektit, Shërbimi i Gjendjes Civile do të ketë një sistem i kompjuterizuar me një regjistër kombëtar si një shumator të regjistrave lokalë të komunave dhe bashkive të Shqipërisë.

Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi u shpreh se me informatizimin e këtij sektori krijohen mundësi për pasyqimin e ndryshimeve të vazhdueshme demografike, për informacion të shpejtë dhe të besueshëm për shtetasit brenda dhe jashtë vendit, siguron pajisjen e tyre me dokumente identiteti të standarteve europiane dhe garanton besueshmërinë, përfshirë dhe listën paraprake të zgjedhësve. Ky projekt, theksoi zoti Blushi, do të përmirësojë edhe infrastrukturën zgjedhore të vitit 2005. Ndërkohë është duke u aplikuar numri i identitetit të shtetasve, proces i cili do të përfundojë brenda zgjedhjeve të vitit 2005. Pas mbylljes së kësaj infrastrukture të kompjuterizuar çdo shtetas do të ketë kartën e vet të identitetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›