Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me z. Cesare Romiti një figurë e rëndësishme e botës së sipërmarrjes dhe kapitalizmit italian. Z. Romiti është pronar i Grupit Rizzoli- Corrier
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me z. Cesare Romiti një figurë e rëndësishme e botës së sipërmarrjes dhe kapitalizmit italian. Z. Romiti është pronar i Grupit Rizzoli- Corriere della Sera dhe luan një rol të rëndësishëm në fushën e informacionit në Itali.
Kryeministri Fatos Nano dhe z. Romiti kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore që ekzistojnë mes të dy vendeve tona, të cilat po forcojnë akoma më shumë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të ndërsjelltë.
Nga ana e tij z. Romiti u shpreh se i ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe ka mbetur i befasuar nga progresi i bërë nga Shqiperia, Hapat e nderrmara nga Qeveria Shqiptare në reformat e ndërrmarra, duke theksuar faktin se tashmë imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në drejtim pozitiv edhe në vendin e tij.
Bashkëbiseduesit janë ndalur në mënyrë të veçantë në mundësitë për investime të sipërmarrësve italianë të interesuar për tregun shqiptar, si dhe në sektorin e privatizimeve strategjike në Shqipëri, si një mundësi më shumë për thithjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Në këtë kontekst Kryeministri Nano u ndal edhe në faktin që tashmë Shqipëria është një vend që ofron dhe prodhon stabilitet edhe përmes një politike të jashtme moderatore në funksion të forcimit të sigurisë dhe të paqes në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu Kryeministri shtoi se për afrimin e sa më shumë investitorëve të huaj e veçanërisht atyre italianë në Shqipëri është e rëndësishme edhe sensibilizimi i tyre, duke vlerësuar në këtë kuadër rolin e mjeteve të informimit.
Z. Nano garantoi se Qeveria Shqiptare ka të gjithë disponibilitetin e duhur në ofrimin e një partneriteti serioz dhe të përgjegjshëm, në funksion të krijimit të klimës së përshtatshme për investitorët e huaj në Shqipëri, që ata të ndihen të sigurtë në sipërmarrjen e tyre.
Z. Romiti ka shprehur interesin për të njohur nga afër resurset që ofron Shqipëria për mundësi më të mëdha për investime Italiane në vendin tonë. Ai ka vlerësuar progresin e deritanishëm të Shqipërisë, si parameter kryesorë për afrimin e investitorëve të huaj, si dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për hartimin e një kuadri të plotë ligjor në këtë funksion.