E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano po ndjek me vëmendje situatën më të fundit në Mitrovicë, Kosove. Kryeministri zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeadministratorin e Kosovës Harri Ho

Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano po ndjek me vëmendje situatën më të fundit në Mitrovicë, Kosove.

Kryeministri zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeadministratorin e Kosovës Harri Holkeri, i cili është shprehur se situata atje është jashtëzakonisht kritike dhe se zoti Holker po mban kontakte të vazhdueshme me të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe ata kosovarë për këtë çështje.

Kryeadministratori Holkeri ka vlerësuar së tepërmi vëmendjen dhe shqetësimin e shprehur nga Kryeministri shqiptar në këtë situatë jo të zakontë.

Kryeministri Nano shprehu gjithë mbështetjen e tij dhe të qeverisë shqiptare për hapat e ndërmarrë nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendase atje për marrjen e të gjitha masave ligjore për ndalimin e dhunës dhe konfliktit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Kryeministri Nano i bën thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës të ruajnë qetësinë, të tregohen të vetëpërmbajtur dhe të bashkëpunojnë me besim të plotë me autoritetet e ligjshme të Kosovës, si UNMIK, KFOR, Presidenti Rugova, Kryeministri Rexhepi dhe qeveria e Kosovës dhe parlamenti, të cilët janë në detyrë dhe plotësisht të angazhuar për ruajtjen e stabilitetit, rendit dhe të paqes në Kosovë.

Kryeministri eshte dhe do te vazhdoje te jete ne kontakt te panderprere me autoritetet me te larta te Kosoves.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›