Presidenti francez Zhak Shirak i ka dërguar kryeministrit shqiptar Fatos Nano një mesazh në të cilin i shpreh mirenjohjen për ngushëllimet dhe konsideratën që kryeministri shqiptar i ka shpreh
Presidenti francez Zhak Shirak i ka dërguar kryeministrit shqiptar Fatos Nano një mesazh në të cilin i shpreh mirenjohjen për ngushëllimet dhe konsideratën që kryeministri shqiptar i ka shprehur pak kohë më parë presidentit francez ne lidhje me ambasadorin francez Michel Menachemoff i cili humbi jetën në muajin shkurt:
Në këtë mesazh midis të tjerave thuhet:
"Gjate tere qendrimit te tij ne vendin tuaj, te cilin e kishte aq per zemer, Michel Menachemoff kishte mbeshtjelle me ngrohtesi dhe miqesi lidhjet qe kishte vendosur, si ne rrethet politike ashtu dhe ne shoqerine civile. Shprehje te shumta simpatie kane deshmuar kualitetin e ketyre lidhjeve.
Me lejoni gjithashtu t'ju shpreh ketu edhe mirenjohjen time per ekipet mjeksore dhe administrative shqiptare qe, me nje perkushtim shembullor, bene gjithçka per te lehtesuar nje transferim te shpejte te tij drejt Barit, ne bashkepunim te persosur me koleget e tyre italiane. Edhe ato ta dine tere mirenjohjen time per veprimin e tyre.
Lutem pranoni zoti Kryeminister, sigurimet e konsiderates time te larte." perfundon mesazhi i presidentit.