Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e radhës skemën e rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit në përputhje të plotë me refomën në sistemin e pagave të h
Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e radhës skemën e rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit në përputhje të plotë me refomën në sistemin e pagave të hartuar nga Qeveria.
Me vendimin e marrë sot nga Qeveria në lidhje me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë u arrit një rritje mesatare në pagat e punonjësve të këtij sektori në masën 8%, duke filluar nga 1 Nëntor 2004. Rritja e pagave në total për vitin 2004 për punonjësit e sektorit shëndetësor së bashku me indeksimin e pagave, në masën 3.4%, arrin në rreth 12%.
Pas aplikimit të këtyre rritjeve të fundit, mjeket në sistemin shëndetësor paguhen me pagë mesatare 24.000 lekë në muaj dhe përfitojnë mbi të shtesa të tjera si për punë në kushte të dëmshmërisë në shëndet dhe për punën jashtë kohës normale të saj, të cilat e rritin pagën e tij edhe me rreth 30% të pagës.
Gjithashtu për kategorinë e infermiereve në sistemin shëndetësor, paga mesatare e tyre pas rritjes së fundit do të arrijë në 17.000 lekë në muaj, ku përveç saj ata përfitojnë shtesa të tjera në punë, të cilat arrijnë në rreth 20% të pages dhe që i shtohen asaj.
Po ashtu, Këshilli i Ministrave miratoi të njëjtën skemë për rritjen e pagave në sektorin e arsimit. Kështu, rriten pagat në sektorin e arsimit parauniversitar me 8% duke filluar nga 1 Nëntori 2004. Po ashtu, si në rastin e mësipërm, duke patur parasysh rritjen prej 3.4% në muajt e parë të këtij viti brenda vitet 2004 rritja shkon në rreth 12%. Përveç kësaj, do të përfitojnë edhe të gjitha shtesat si vjetërsia në punë etj.