Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij të radhës, disa marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes, të punës, transportit ajror, mjedisit e doganave. Po asht

Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij të radhës, disa marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes, të punës, transportit ajror, mjedisit e doganave. Po ashtu, u miratuan edhe disa akte nënligjore, si shpënrndarja me koeficentë të vlerave financiare kreditorëve të shoqërisë "Kamberi CO" etj.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kompensimin e kreditorëve të shoqërisë "Kamberi CO", me të ardhurat e realizuara nga shitja e aseteve. Të ardhurat financiare në dispozicion, të realizuara nga shitja e aseteve të shoqërisë "Kamberi CO" shpk dhe të depozituara në bankë, janë 587 milionë lekë dhe nga ky vendim përfitojnë 14 400 kreditorë.
Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, shpërndarja e vlerave financiare do të kryhet nga degët e Bankës së Kursimeve në rrethet Vlorë, Tiranë, Fier dhe Sarandë, sipas një marrëveshjeje të vecantë që do të lidhet mes Grupit Mbikqyrës dhe kësaj banke.
Për zbatimin e vendimit për kompensimin e kreditorëve të shoqërisë "Kamberi CO" ngarkohen Ministria e Financave , Grupi mbikqyrës dhe administratorët e pavarur të shoqërisë huamarrëse.
Ky proces i vendimarrjes së qeverisë do vazhdoje në të ardhmen, në funksion të kreditorëve, edhe me shoqëritë e tjera huamarrëse.
-U miratua edhe vendimi "Për kufizimin e shpenzimeve buxhetore të vitit 2004".
Me këtë projekt qeveria synon që kursimet të arrijnë në rreth 2 miliardë lekë, nëpëmjet një menaxhimi të kujdesshëm dhe kursimit të shpenzimive publike administrative, veçanërisht atyre operative, ( kufizime në shpenzimet për telefona, makina, karburante, udhëtime, pajisje zyrash, etj). Ky projekt nuk do të prekë objektivat e vendosura në buxhetin e shtetit të vitit 2004, për sektorët prioritarë të zhvillimit.
-Po ashtu u miratua vendimi për vazhdimin e ndërtimit të punimeve të rrugës Milot-Rrëshen, segment i aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë, ndërtimi i të cilit është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare në fushën e infrastrukturës.
-U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes së grantit italian, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për bashkëfinancimin e projektit të dytë të punëve të komunitetit".
Qëllimi i përdorimit të fondeve të grantit italian prej 2.455 milion dollarë, është të ndihmojë në zbatimin e projektit të punëve të komunitetit-II, duke patur si objektiva kryesore:
1. nxitjen e zhvillimit komunitar bazuar në prioritetet e zhvillimit të qeverisjes vendore dhe komuniteteve
2. ndërtimin e kapaciteteve të tyre, objektiva të cilat janë përcaktuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik dhe Social të vendit.
Fondet e grandit do të përdoren për financimin e 25 nën-projekteve të veçanta zhvillimi dhe përfshijnë këto aktivitete:
1. rehabilitimi i rrugëve
2. riparimi ose zgjerimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve
3. rikonstruksione dhe ndërtime të shkollave, qendrave shëndetsore dhe ndërtesave publike
4. ngritja ose rehabilitimi i shërbimeve të tregjeve.
Afati i fundit i disbursimit të fondeve të grantit është 31 gusht 2005.
-U miratua vendimi "Për përdorimin e fondeve të llogarisë Escroë të Agjencisë Shqiptare të Garancisë, nga Fondacioni Besa dhe Unioni Shqiptar i Kursim Kredisë".
Agjencia Shqiptare e Garancise (AGSH) është krijuar në 1997, pas rënies së skemave piramidale, por në vitet 2001-2002 veprimtaria e AGSH-së pësoi ulje si rezultat i përmirësimit të situatës politike e ekonomike. Në këtë kuadër, qeveria vendosi qe fondet të anulluara në shumën 3.982.262.34 USD te përdoren nga Fondacioni Besa dhe Unioni Shqiptar i Kursim Kredisë, në shuma të barabarta.
Misioni i Fondacionit Besa si dhe i Unionit Shqiptar Kursim Kredi konsiston në nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm në zonat urbane e ato rurale dhe do te kene nje impakt te ndjeshem ne kete drejtim.
-U miratua vendimi për lejimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, të përdorë procedurën për restaurimin e Amfiteatrit të Durrësit dhe për restaurimin pjesor të qytetit-Muze të Gjirokastrës" në vlerën rreth 105 milion lekë.
Specifika dhe vlerat e mëdha që mbartin këto objekte, si dhe ndërhyrja e shtetit, me këtë investim, do të jetë mjaft efektive për të ndaluar degradimin e këtyre pasurive të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe botërore, siç është Gjirokastra e listuar tashmë nga UNESKO si pasuri botërore në rrezik, apo edhe Amfiteatri i Durrësit, më i madhi i këtij lloji në Ballkan. Këto ndërhyrje do të kenë një impakt mjaft pozitiv për ruajtjen, restaurimin dhe evidentimin e vlerave historike, arkeologjike dhe arkitektonike, si dhe për zhvillimin në tërësi të turizmit kulturor në vend.
Përfundimi i punimeve parashikohet muaji shtator, duke patur parasysh që në këtë periudhë në Amfiteatrin e Durrësit do të zhvillohet avktiviteti ndërkombëtar i "Miss Globus" dhe në Gjirokastër "Festivali Folklorik Kombëtar".
-U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formes "BOO", ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe të Energjitikës e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, si organ shtetëror i autorizuar (OSHA), dhe shoqërisë "ËONDER", SHA, për ndërtimin e hidrocentralit të Sasajt"
Objekti i këtij koncesioni është e drejta që OSHA-ja i ka dhënë Koncesionarit për ndërtimin pronësinë dhe shfrytëzimin e hidrocentralit të SASAJT, si dhe të nënobjekteve ndihmëse të ndërtuara ose që do të ndërtohen për këtë qëllim.
Ky hidrocentral do të shfrytëzojë ujërat e burimeve të Tatzatit, të cilat dalin në pjesën e sipërme të lumit të Kalasës. Pellgu ujëmbledhës i Kalasës, në veprën e marrjes të ndërtuar për sistemin ujitës të bregdetit të Sarandës, është 29 km2.
Marrëveshja e Koncesionit përmban 26 nene, në të cilat janë formuluar objekti, karakteristikat e hidrocentraleve, detyrimet e palëve, vlerësimi i investimit, shitja e energjisë elektrike të prodhuar, programi dhe afatet e punimeve, hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Koncesionit, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, saksionet, etj.
-U miratua projektligji "Për ratifikimin e protokollit shtesë të marrëveshjes mes shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre" .
Ratifikimi i ketij protokolli shtesë i shërben plotësimit të kuadrit ligjor PfP SOFA, si dhe garantimit të statusit të shtabeve ndërkombëtare ushtarake të NATO-s, të vendosura në shtete të ndryshme në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut.
-U miratua projektligji "Për ratifikimin e Konventës nr. 173 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Mbrojtja e Pretendimeve të Punëtorëve".
Konventa ka si objekt mbrojtjen e interesave të punëmarrësve në rastin kur falimenton punëdhënësi Në të përcaktohet situata e falimentimit të punëdhënësit dhe procedurat për rimbursimin e kreditorëve të tij
Në Konventë parashikohet Instituti i Privilegjit, i cili duhet të mbrojë së paku pretendimet e punëmarrësve lidhur me pagat dhe shpërblimet e tjera të padhëna për një periudhe jo me të shkurtër se 3 muaj para falimentimi ose përfundimit të punësimit.
Gjithashtu përcaktohet Instituti i Garancisë me anë të të cilit mbrohen pretendimet e punëmarrësve që rrjedhin nga punësimi i tyre. Pretendimet e mbrojtura përfshijnë së paku pretendimet për pagat për nje periudhë jo më të shkurtër se 8 javë para falimentimit ose përfundimit të punësimit, për pagesat e dhënë për një periudhe jo më të shkrutër se se 3 muaj para periudhës së falimentimit, si dhe pagesat për shkak të përfundimit të punësimit të tyre.
Detyrimi për mbrojtjen e pretendimeve të punëmarresve gjen zbatim në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu Kodi i Punës parashikon që në rastin e paaftësisë paguese, punëdhënësi të shlyejë detyrimet e tij ndaj punëmarrësve deri në një shumë të përgjithshme jo më pak se 5 muaj pagë minimale.
-U miratua projektligji "Për ratifikimin e Marrëveshjes së Transportit Ajror ndërmjet qeverise se Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë për shërbimet ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre respektive".
Marrëveshja krijon kushte lehtësuese për transportin ajror mes dy vendeve, në rritjen e cilësisë së shërbimeve të shoqërive ajrore, numrit të fluturimeve, të pasagjerëve, lehtësimit të procedurave në pikat e hyrje-daljeve të kotrollit, procedurave doganore, si dhe në terminalet respektive.
Në marrëveshje përcaktohen rregulla të plota për zhvillimin bashkëkohor të transportit ajror dypalësh, duke krijuar kushte të favorshme për rritjen e shkëmbimeve tregëtare dhe të biznesit, si dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave.
Gjithashtu në marrëveshje përcaktohen në mënyrë të përgjithshme parimet e operimeve të shërbimeve të Shoqërive ajrore, të drejtat e trafikut ajror, të sigurimit të aviacionit shqiptar, të tarifave të aktiviteve tregëtare, të shkëmbimit të informacioneve dhe statistikave në fushën e avicionit civil, etj.
-U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Kartagjenës për Biosigurinë, të Konventës "Për Larminë Biologjike".
Objektivi i Protokollit të Kartagjensë për Biosigurinë është të kontribuojë në sigurimin e një niveli të mjaftueshëm mbrojtjeje në fushën e transferimit, administrimit dhe përdorimit të sigurtë të organizmave të gjalle të modifikuar. Ky Protokoll zbatohet për lëvizjet ndërkufitare, kalimin tranzit, administrimin dhe përdorimin e organizmave të gjalla të modifikuara. Dërgesa e organizmave të gjalla të modifikuara që i nënshtrohen lëvizjes ndërkufitare, duhet të jetë e shoqëruar me domumentatat e duhura që specifikojnë identitetin e organizmit të gjallë të modifikuar, si dhe informacionin e duhur për të marrë vendime për të pranuar ose jo importet e këtyre organizmave, ose për t'i dorëzuar ato në mënyre të sigurt.
Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Protokoll plotëson kuadrin ligjor mjedisor vendas, duke e përshtatur atë me legjislacionin ndërkombëtar dhe qartëson juridikisht qëndrimet ndaj organizmave të modifikuara gjenetikisht.
-U miratua vendimi per "Miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikes së Shqiperisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit."
Ky memorandum është një dokument kuadër që do ti shërbejë të dy vendeve për vendosjen e marrëdhënieve institucionale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, si dhe do të nxisë shkëmbimet e përvojës në këtë fushë.
Bashkëpunimi me Kroacinë, në bazë të këtij Memorandumi, do të jetë edhe më efektiv në hartimin e projekteve të përbashkëta në zbatim të konventave të shumta mjedisore, në të cilat jemi palë dhe do të lehtësonte praktikat e financimit të tyre.
-U miratua vendimi për "Miratimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqiperisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë, për asistencë të ndërsjelltë në çështjet doganore."
Kjo marrëveshje përveç rëndësisë praktike në lidhje me bashkëpunimin në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ndërkufitar, institucionalizon bashkëpunimin ndërqeveritar të materializuar në bashkëpunimin e institucioneve të sferës fiskale.
-U miratua Vendimi për "Miratimin në parim të konventës Ndërkombëtare për asistencën e ndërsjellë administrative në çështjet doganore"
Organizata Botërore e Doganave (OBD) në në qershor 2003, ka miratuar "Konventën Ndërkombëtare mbi asistencën e Ndërsjelltë Administrative në çështjet doganore", ose të ashtëquajturën, Konventa e Johanesburgut.
Kjo Konventë është miratuar nga OBD në përpjekje për t'ju përgjigjur interesit në rritje të shteteve anëtare për një luftë globale ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, si një instrument ligjor, i cili mundëson administratat doganore të zhvillojnë një bashkëpunim më të ngushtë në përballimin e këtyre sfidave të reja.
Konventa përbën një instrument modern, adeguat dhe të kompletuar që i mundëson administratat doganore të shkëmbejnë informacion dhe inteligjencë në nivel ndërkombëtar, veprimtari e cila do te rezultojë me rritjen e cilësisë së kontrollit doganor.