Mbledhja e sotme ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e një sektori tepër të rëndësishëm të infrastrukturës sonë, atë të rrugëve. Arritjet e shënuara edhe në këtë sektor nÃ
Mbledhja e sotme ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e një sektori tepër të rëndësishëm të infrastrukturës sonë, atë të rrugëve. Arritjet e shënuara edhe në këtë sektor nën qeverisjen tonë janë të prekshme tani për secilin.
Si në çdo fushë të veprimtarisë së vet, edhe në fushën e infrastrukturës Qeveria Shqiptare ka inicuar dhe zhvilluar politika dhe prioritete aftashkrutra dhe aftagjata për përmirësimin dhe zhvillimin e rrjetit rrugor kombëtar.
Parashikimi i investimeve në infrastrukturë, bazuar në politikën dhe strategjinë e zhvillimit të qeverisë është koordinuar si me ekspertët dhe specialistët tanë, ashtu edhe me specialistë të organizmave të ndryshme ndërkombëtarë, që operojnë në Shqipëri, sic janë Banka Botërore, Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komuniteti Europian etj.
Në kuadrin e bashkëpunimit ndër-rajonal, si dhe në sajë të vendndodhjes së favorshme gjeografike të Shqipërisë, Korridori 8 (Lindje –Perëndim), Aksi Veri-Jug, si dhe Aksi Durrës-Morinë, paraqesin interes shumë të madh për transportin tranzit, në mënyrë të veçantë për vendet fqinje si dhe për transportin ndërmjet Europës dhe vendeve të Lindjes.
Në këtë aspekt, objektivi kryesor në planin e investimeve është ndërtimi i rrugëve të reja moderne, si dhe vazhdimi i rehabilitimit të Rrjetit Rrugor Kombëtar, çka do të sjellë rritjen e standarteve të akseve më të rëndësishme.
Strategjia e financimit dhe implementimit përfshin përfundimin e dy akseve rrugore kryesore Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim.
Kështu, në aksin Veri – Jug
Ndërtimi i segmentit rrugor Lezhë – Shkodër
Gjatësia totale 33.9 km
Vlera 4 miliardë lekë
Kanë përfunduar punimet e segmenteve Lezhe-Balldre dhe Vau i Dejës – Shkodër me gjatësi 14.5 km dhe me vlerë 1.35 miliardë lekë. Në muajin Shtator 2004 do të përfundojnë punimet edhe për ndërtimin e pjesës së mbetur, segmenti Balldre – Piraj – Vau i Dejës, me gjatësi 19. 4 km dhe me vlerë 2.65 miliardë lekë.
Financohet nga Buxheti i Shtetit.
Ndërtimi i segmentit rrugor Lushnjë - Fier
Gjatësia totale 22 km
Vlera 24.4 mln euro
Punimet e këtij segmenti do të fillojnë brenda 6-mujorit të dytë të vitit 2004 dhe përfundojnë ne vitin 2006.
Financohet nga Kooperacioni italian dhe qeveria shqiptare.
Segmenti rrugor Fier – Vlorë
Gjatësia totale 34 km
Vlera 34.mln euro
Projekti i zbatimit ka filluar në Shtator 2003 dhe përfundon në Dhjetor 2004. Eshte miratuar gjurma përfundimtare.
Punimet për ndërtimin e këtij segmenti do të fillojnë në vitin 2005 dhe do të përfundojnë në vitin 2007.
Financohet nga BEI.
Ndërtimi i segmentit Fier – Tepelenë
Gjatësia totale 76 km
Vlera 80 mln euro
Projekti i zbatimit ka filluar në Nëntor 2003 dhe përfundon në Nëntor 2004.
Punimet e këtij segmenti do të fillojnë në vitin 2005 dhe do të përfundojnë në vitin 2007.
Financohet nga BEI, BERZH dhe Qeveria Shqiptare.
Segmenti Tepelene - Gjirokaster
Gjatesia totale 23 km
Viera 27 mln Euro
Projekti i zbatimit ka filluar ne Shkurt 2003 dhe perfundon ne Korrik 2004
Punimet e ketij segmenti do te fillojne ne Dhjetor 2004 dhe do te perfundojne ne Dhjetor 2006.
Financohet nga BEl, Komuniteti Europian dhe Qeveria
Shqiptare .
Segmenti Jergucat-Sarande-Konispol
Gjatesia totale 63,5 km
Viera 58 mln Euro
Projekti zbatimit ka filluar ne Nentor 2003 dhe perfundon
ne Shtator 2004
Punimet e ketij segmenti do te fillojne ne vitin 2005 dhe do te perfundojne ne vitin 2007.
Per financimin e ndertimit te ketij segmenti jemi ne bisedime me Donatore te ndryshem dhe konkretisht me Qeverine Greke.
Segmenti Shkoder - H.Hotit
Eshte nenshkruar marreveshja me Kooperacionin Italian per financimin e Studimit te Fizibilitetit dhe projektimin e ketij seksioni rrugor me gjatesi prej 35 km.
Sic shikohet punimet per kompletimin e aksit Veri-Jug do te perfundojne deri ne fund te vitit 2007.
Kompletimi i aksit Veri-Jug nuk mund te kuptohet pa perfunduar ndertimin e Bypasseve te qyteve ku kalon ky korridor dhe konkretisht po punohet ne kompletimin e studimeve dhe projekteve te detajuara.
Bypassi i Gjirokastres
Gjatesia totale 9.5 km
Projekti Konceptual po realizohet nga Kompania Scott Wilson, me financim te Komunitetit Europian e cila ka filluar ne Dhjetor 2003 dhe perfundon ne Dhjetor 2004. Variantet qe do te paraqiten nga kjo kompani do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Kombetar.
Bypassi i Tepelenes
Gjatesia totale 9.0 km
Projekti Konceptual po realizohet nga Kompania Scott Wilson, me financim te Komunitetit Europian, e cila ka filluar ne Dhjetor
2003 dhe perfundon ne Dhjetor 2004. Variantet qe do te
paraqiten nga kjo kompani do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Kombetar.
Bypassi i Rrogozhines
Gjatesia totale 9.0 km
Viera 5 mln Euro
Projekti i detajuar do te filloje 6-mujorin e dyte te vitit 2004 dhe do te perfundoje gjate vitit 2005. Financimi i saj kryhet nga Komuniteti Europian.
Bypassi i Durresit
Gjatesia totale 4.0 km
Viera Ndertimit 5 mln Euro
Projekti I Detajuar do te filloje 6-mujorin e dyte te vi tit 2004 dhe do te perfundoje gjate vitit 2005. Financimi i saj kryhet nga Komuniteti Europian.
Rruget sekondare te Vores
Gjatesia totale 5.0 km
Viera Ndertimit 5 mln Euro
Projekti I Detajuar do te filloje 6-mujorin e dyte te vitit 2004 dhe do te perfundoje gjate vitit 2005. Financimi I saj kryhet nga Komuniteti Europian
Ne aksin Lindje –Perendim (Koridori 8):
Ndertimi i segmentit Elbasan - Librazhd
Gjatesia totale 30.5 km
Viera 20.5 mln Euro
Punimet e ketij segmenti kane filluar me Prill 2003 dhe perfundojne ne Maj 2005.
Financimi nga BERZH, Kooperacioni Italian dhe Qeveria Shqiptare.
Ndertimi i segmentit Paper - Elbasan
Gjatesia totale 6.0 km
Viera 850 mln Lek
Punimet e ketij segmenti do te fillojne ne Shtator 2004 dhe perfundojne ne Mars 2005.
Financimi nga Qeveria Shqiptare .
Ndertimi segmentit rrugor Qafe/Thane-Pogradec-Korce
Gjatesia totale 68 km
Viera 88 mln Euro
Punimet e ketij segmenti pritet te fillojne ne 2005 dhe perfundojne ne 2007.
Per financimin e ndertimit te ketij segmenti jemi ne bisedime me Donatore te ndryshem dhe konkretisht me BEI-n dhe BERZH-in.
Aktualisht po vazhdon puna per perfundimin e Projektit te zbatimit nga Konsulenti Scetauroute, i cili perfundon ne Gusht 2004.
Pra, perfundimi i ndertimit te ketyre dy segmenteve rrugore kompleton perfundimin e aksit Lindje-Perendim se bashku me degezimin per ne Kapshtice.
Ne aksin Durres-Kukes-Morine
Ky aks rrugor eshte i nje rendesie te vecante pasi lidh jo vetem zonen verilindore te vendit me rrjetin kombetar, por edhe me dy korridoret
Veri - Jug dhe Lindje - Perendim, duke bere njekohesisht edhe lidhjen e akomodimin e trafikut midis Shqiperise , Kosoves dhe me tej ne rajon.
Aktualisht jemi duke negociuar me Banken Boterore per financimin e pjeses se pare Milot-Rreshen. Po shikohet gjithashtu mundesia e ndertimit me Koncesion te pjeseve te tjera.
Sot, per shkak te zhvillimit integrues te vendit, te nje rendesie te vecante jane dhe perfundimi i akseve rrugore turistike dhe kufitare ku nder me kryesoret jane:
Aksi Rrugor Vlore - Sarande i ndare ne tre segmente.
Segmenti 1. Vlore - Orikum
Gjatesia 12 km.
Vlera e perllogaritur 1,0 mld leke
Ka perfunduar projekti i zbatimit dhe do te financohet kete vit. Punimet e ndertimit do te fillojne ne Shtator 2004.
Segmenti 2. Orikum - Ura e Palases
Gjatesia 32 km.
Vlera 1,1 mid leke.
Ne vitin 2001 ka filluar ndertimi i ketij segmenti dhe jane perfunduar 16 km nga pika turistike e Llogarase deri ne Uren e Palases. Kane perfunduar punimet per segmentin Orikum- Llogara me perjashtim te rreshqitjeve te Dukatit te cilet perfundojne ne tetor 2004.
Segmenti 3. Ura e Palases - Sarande
Gjatesia 74 km
Vlera 6.0 miliarde leke.
Ky aks rrugor kalon ne zonen e fshatrave Turistike bregdetare, nga Palasa deri ne hyrjen e qytetit te Sarandes, Projekti i ketij segmenti rrugor ka perfunduar. Punimet e ndertimit per segmentin Ura e Palases - Dhermi pritet te fillojne gjate vitit 2005. I gjithe segmenti Ura e Palases - Sarande parashikohet te perfundoje deri ne fund te vitit 2008.
Me investime te buxhetit te shtetit jane per tu permendur edhe investimet ne segmentet rrugore:
Shkoder-Murriqan 300 mln leke.
Rruga e Divjakes 146 mln leke
Punimet e ndertimit per keto segmente do te perfundojne brenda vitit 2004.
Rruga e Velipojes 600 mln leke dhe
Rruga e Semanit 320 mln leke
Punimet e ndertimit per keto segmente do te perfundojne gjate vitit 2005.
Gjate vitit 2005 do te filloje ndertimi i Ures se Bunes me vlere 6,5 mln Euro
Nje element teper i rendesishem dhe nje sfide financiare per Qeverine Shqiptare eshte dhe Projekti i Mirembajtjes se Rrugeve te ndertuara. Aktualisht eshte ndertuar dhe strategjia e saj me Projektin ROAD
SAFETY, projekt me te cilin po merret kompania suedeze SËEROAD,
Kjo strategji eshte ndare ne tre faza nga Banka Boterore dhe per te
eshte caktuar nje buxhet prej 24 milion $ si fillim.
Infrastruktura moderne, qe po ndertojme dhe qe kemi perpara per te ndertuar, nuk mund te kuptohet ndryshe pervecse me keto ritme dhe me keto menyra konceptimi dhe realizimi.
Zoterinj te ftuar,
Nje pike tjeter e rendesishme e mbledhjes se sotme ke te beje me disa vendimarrje afatgjata qe synojne plotesimin e rrjetit modern te rrugeve te vendit tone.
- Rruga Tirane-Diber (Rruga e Arberit)
Ne sot jemi mbledhur per te shqyrtuar ne mbledhjen e rradhes se Keshillit Kombetar te Rrugeve nje nga rruget me te hershme, ate te Rruges Tirane-Diber, e quajtur ndryshe Rruga e Arberit. Per kete rruge eshte folur shume dhe nevojat per te jane evidente. Erdhi me ne fund momenti qe ne te percaktojme hapat qe do ta rikthejne kete rruge mes shqiptareve.
Sipas burimeve historike dhe te Institutit te Monumenteve te Kultures, kjo rruge daton qe ne lashtesi ashtu si dhe Via Egnatia, - madje kjo mund te konsiderohet si pjese apo dege e saj.
Funksionimi i kesaj rruge gjate mesjetes se hershme e te mesme vertetohet si nga burime dokumentare ashtu edhe nga gjurmet e ndertimeve te ndryshme gjate saj.
Kjo rruge, eshte nje nder arteriet kryesore te Shqiperise se Mesme qe lidhte ndermjet tyre disa zona. Ajo lidhte portin e Durresit, Ishmin e Siperm, fushen e Tiranes si dhe luginen e Matit te siperm me luginen e Drinit. Ndermjet kesaj rruge Shkodra neper Kruje tregetonte me Dibren e po keshtu Vlora me Dibren pergjate rruges bregdetare Apolloni - Durres - Tirane.
Sic dihet, para viteve 50 lidhja e Tiranes me Dibren dhe Peshkopine ka qene: nga Tirana ne Milot (ura e Zogut) - Rreshen- Qaf Murre - Peshkopi
Megjithate eshte shume evidente qe rruga egzistuese qe lidh Tiranen dhe sigurisht edhe Durresin me kryeqendren e rrethit te Dibres (Peshkopine) dhe me vete qytetin e Dibres paraqet nje gjurme
te terthorte shume te zgjatur, ne krahasim me nje drejtim pak a shume te drejte, e perdorur nga karvanet ne lashtesi.
Kjo ka qene edhe arsyeja kryesore e ketij studimi, por edhe nje kerkese e natyrshme dhe e vazhdueshme e banoreve te ketyre zonave. Perpos ketyre kerkesave te natyrshme edhe nje faktor tjeter me permbajtje te nje interesi pertej kufijve tane, per lidhjen e shkurter qe kjo rruge mund te siguroje per lidhjen e kryeqytetit tone dhe portit te Durresit me rajonet e Maqedonise dhe me tej, eshte krejt e natyrshme te jete ne konsiderate dhe si nje argument per nje studim te tille.
- Kushte Teknike te Projektimit te Rrugeve
Nje element shume i rendesishem i jetegjatesise se rrugeve eshte menyra se si ato projektohen. Deri ne vitet 90 ekzistonin Institute te specializuara te cilat akomodonin keto kushte projektimi, te cilat ne
ekonomine e tregut u shperbene.
Eshte e nje rendesie te vecante diskutimi i sotem per vete faktin se ne nje situate tranzicioni si ne te gjithe sektoret, pa Kushte Teknike te Unifikuara te Projektimit te Rrugeve, nuk mund te kete rruge te Standarteve te larta. Keto Kushte Teknike te unifikuara do te
sherbejne provizorisht si rregullator ne nivelin e projektimit dhe se
shpejti, nepermjet Programit CARDS, Komuniteti Europian do te pergatise "Standartet e Projektimit dhe te Ndertimtl" te cilat do te jene te nivelit Europian.
- Rruga Kashar-Rinas
Pika e fundit per diskutim e kesaj mbledhje eshte miratimi i Projektit te Detajuar te Rruges Kashar-Rinas ose e quajtur ndryshe Rruga e Aeroportit te Rinasit. Mbeshtetur ne filozofine e shkurtimit te distancave dhe te akomodimit te nje trafiku sa me bashkekohor, kjo rruge, pervecse do te lehtesoje shume levizjen e pasagjereve nga Tirana per ne Rinas dhe anasjelltas, do te lehtesoje trafikun aktual te daljes nga Tirana per ne Veri te vendit.
Modernizimi i Aeroportit te Rinasit si i vetmi aeroport nderkombetar, nuk mund te kuptohet pa permiresimin e aksesoreve te saj, siç jane rruget. Rruga e re qe do te ndertohet, eshte pjese e koncesionit te
Aeroportit te Rinasit. Me perfundimin e kesaj rruge distanca Tirane- Rinas do te jete vetem 13.2 km.