E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua sot pasdite mbledhja e grupit të punës së Transparencës së firmave piramidale. Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano u shpreh: â

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua sot pasdite mbledhja e grupit të punës së Transparencës së firmave piramidale. Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano u shpreh:

"Sot, ne rendin e dites se mbledhjes se Grupit te Punes, jane disa materiale te pergatitura dhe te trajtuara ne frymen e konkluzioneve dhe rekomandimeve te parashtruara ne raportin perfundimtar te Komisionit Hetimor Parlamentar per Piramidat Mashtruese te zhvilluar vitin e kaluar. Keto masa do ti paraprijne dhe hapin perfundimisht rruge kompesimit te kreditoreve te demtuar ne skemat piramidale te mbetura ne proces, dhe njeherazi mbylljes ne fund te vitit 2004 te krejt procesit te transparences.

Pas nje pune 7 vjecare komplekse dhe te veshtire per ç'montimin e plote dhe kthimin e normalitetit pas piramidave mashtruese te ngritura nga rregjimi i Berishes dhe Partia Demokratike, i japim fund kapitullit me te dhimbshem te historise sone te pas luftes, te shoqeruara me revolta mbare popullore dhe rrenim te shtetit e strukturave perberese te tij, me humbje jete njerezish, plackitje, djegie dhe grabitje te pasurise kombetare, vjedhje te depozitave te investuesve ne skemat piramidale mashtruese dhe ngritjen ne vend te tyre te nje sistemi financiar bankar bashkekohor dhe modern.

Per 7 vjet, 24 piramidat e Berishes u zevendesuan nga 17 banka te huaja e vendase, qe operojne ne Shqiperi, duke kredituar ne menyre te sigurt dhe te ligjshme dhe per te kontribuar ne rritjen e qendrueshme te ekonomise dhe të mireqenies se shqiptareve.

Une disa here e kam theksuar dhe kam rastin ta persëris serish: Ndryshimi kryesor mes rregjimit te Berishes dhe qeverisjes sone eshte vizioni per te ardhmen e vendit. Ishte pikerisht mungesa e nje vizioni te qarte per zhvillimin ekonomik te vendit si dhe babezia per te fituar sa me shume dhe sa me shpejt nga pushteti qe e coi rregjimin e Berishes ne organizimin dhe mbrojtjen e aktiviteteve te paligjshme dhe kriminale ne ekonomi. Ndryshe prej tyre, ne e kemi mbeshtetur zhvillimin e vendit mbi baza te shendosha ku nderthuren pergjegjesia qeverisese, me bashkepunimin e hapur dhe institucional me aktoret e sipermarrjes se lire dhe me partneret tane euroatlantike. Aktiviteti i grupit mbikqyres per transparencen e ketyre piramidave krijuar nga qeveria jone ne vitin 1997, eshte prova me e mire e ketij serioziteti.

Procesi i likujdimit te skemave piramidale mashtruese tashme eshte ne fazen perfundimtare dhe keto jane muajt e fundit, ku me parate e mbledhura nga shitja e aseteve te shoqerive huamarrese te mbetura ne proces si "Kamberi", "Vefa Hollding" apo "Gjallica", prej rreth 50 milion dollare gjendje ne banke, do te fillojne shperndarjen per kreditoret.

Per likujdimin dhe shperberjen e skemave piramidale mashtruese Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise ndertuan dhe zbatuan nje pakete te plote ligjore e nenligjore me rreth 11 akte ligjore dhe 90 akte nenligjore, duke i dhene keshtu procesit legjitimitet te plote. Gjate kesaj periudhe 7 vjecare per realizimin e transparences se skemave piramidale dhe transkiptimin e pronave ne dobi te maksimizimit te vlerave financiare per kreditoret, punuan shoqeri te huaja nga me te kualifikuarat, me autoritet dhe prestigj nderkombetar te padiskutuar, ne fushen e administrimit dhe auditimit, si kompanite Deloitte & Touche dhe Priceëaterhouse Coopers, administratore dhe audit vendas dhe te huaj, te kualifikuar dhe licensuar, Grupi Mbikqyres, institucione vendase te ngarkuara me ligj si Ministria e Financave, Ministria e Drejtesise, Prokuroria e Pergjithshme, Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Zyrat e Permbarimit Gjyqesor etj.

Puna voluminoze qe u krye ne administrimin dhe shitjen e aseteve te kompanive rentiere ka bere te mundur rikompesimin e nje pjese te parave te kreditoreve. Nuk ka qene e lehte te shesesh me eficence asete te keqtrajtuara, te manipuluara, te falimentuara dhe pa asnje te ardhme ekonomike, pasi nga rreth 320 asete te administruara ne 24 skemat piramidale, 80 perqind e tyre ishin aktivitete e biznese jo operuese, ne trajte ngrehinash, nuk gjeneronin vlera financiare dhe rezultonin me humbje etj, pa permendur ketu shkaterrimet, vjedhjet, djegiet dhe grabitjet qe ju bene pasurive te mesiperme ne rregjimin e Berishes ne periudhen e Janar-Marsit te vitit 1997.

Borxhi total qe skemat u kane 225 mije kreditoreve shqiptare eshte llogaritur ne 830 milion dollare, por rreth 25 perqind e kesaj vlere, e barabarte me rreth 235 milion dollare, perbejne pagesat ne trajte interesash te perfituara nga kreditoret qe u larguan nga skema para vitit 1997, shume e cila eshte e parikuperueshme, nderkohe qe 18 perqind te borxhit ose rreth 160 milion dollare e perbejne shpenzime te "boseve" te piramidave per pagat e punes se tyre dhe te aparateve te fryra administrative; shpenzime te ndryshme te kryera ne vitin 1992-1997, dhe qe nuk mund te rikuperohen nderkohe qe 24 perqind ose rreth 220 milion dollare jane te fshehura, apo pa destinacion te perdorura nga "boset" e skemave piramidale jashte kontabilitetit, per vete dhe per familjet e tyre, apo per sponsorizime te paregjistruara legalisht.

Ne kete katrahure abuzimesh, vjedhjesh dhe shpenzimesh te pasurise se kreditoreve, vlera e portofolit te rreth 320 aseteve ne administrim per rikompesim te kreditoreve nuk arrin me shume se 5-7 perqind e vleres totale te borxhit.
Nga shitja e aseteve rezulton se rreth 73 perqind e tyre, nepermjet ankandeve publike te zhvilluara, u shiten me vlere tregu dhe vlere mesatare, sipas kerkese-ofertes se tregut dhe rreth 25-27 perqind te shiten me vleren fillestare te hapjes se ankandit sipas rregullave, kritereve dhe procedurave te caktuara ne ligjin organik te tyre.

Deri me sot kreditoret e shtate kompanive rentiere jane kompensuar ne shumen prej rreth 16 milion dollare me koeficentet qe variojne nga 11, 20, 34 dhe 50 perqind e vleres se borxhit, nderkohe qe per shoqerite e tjera te mbetura, sic rezulton ne projektvendimet e parashtruara, koeficentet e kthimit te shumave per vleren financiare prej rreth 50 milion dollare gjendje ne banke qe do te shperndahen, do te jene 10.2 dhe 11 perqind.
Tani procesi i transparences se skemave piramidale eshte ne perfundim dhe ndoshta kjo mbledhje e Grupit te Punes mund te jete e fundit. Gjej rastin ti siguroj shtetasit shqiptare se piramidat politike, shteterore dhe financiare nuk do te kthehen me kurre ne Shqiperi.

Kuadri ligjor qe ka miratuar mazhoranca socialiste pas vitit 1997, aderimi i Shqiperise dhe nenshkrimi i nje sere konventave apo marreveshjeve nderkombetare ne parandalimin e parave te pista, paketa ligjore antimafia qe sapo miratuam ne Qeveri etj, e bejne tashme perfundimisht te pamundur rikthimin e kompanive piramidale mashtruese. Drejtesia po vazhdon te beje deri ne fund punen e saj me pervetesuesit dhe shkaktaret e kesaj krize te rende te historise sone.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›