- CEB njofton për financimin e fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e spitalit të Shkodrës - Me anë të një letre, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës për Zhvillim të Këshill
- CEB njofton për financimin e fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e spitalit të Shkodrës -
Me anë të një letre, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, Thierry Poirel informon Kryeministrin Fatos Nano për financimin e zbatimit të fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e spitalit të Shkodrës.
Ministria shqiptare e Shëndetësisë, në bashkëveprim me Ministrinë e Financave, paraqiti në maj të këtij viti pranë CEB-i kërkesën për riaktivizimin e projektit. Pas aprovimit të tij nga Këshilli Administrativ i Bankës ka filluar zbatimi i projektit dhe është realizuar disbursimi i parë i fondeve.
"Aprovimi i shpejtë dhe riaktivizimi i këtij projekti, kaq të rëndësishëm për rajonin e Shkodrës, u bë i mundur në sajë të profesionalizmit, motivimit dhe bashkëpunimit të mirë me asitentët tuaj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Financave. Duke marrë shkas nga kjo mundësi, përshëndes anëtarët e ekipit tuaj për punën e bërë", shprehet z.Thierry në letër, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimin në të ardhmen në të mirë të komunitetit të Shkodrës.
"Ndërkohë, vazhdon më tej z.Thierry, Banka mbetet në dispozicion në qeverisë shqiptare për përgatitjen e asistencës financiare që mund t'ju nevojitet, në përputhje me prirjen sociale të Bankës dhe kriteret përzgjedhëse. Në këtë funksion, CEB është e gatshme të bëjë përpjekjet më të mira për koordinimin me inisiativat ekzistuese dhe për bashkëpunimin me institucionet publike dhe organizatat ndërkombëtare".