E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Namik Dokle, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Sigurisë Rrugore.Ne kete mbledhje zevendeskryeministri Dokle, mbajti kete fjale:

Sot paradite, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Namik Dokle, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Sigurisë Rrugore.Ne kete mbledhje zevendeskryeministri Dokle, mbajti kete fjale:

Te nderuar anetare te Komitetit Nderministror te Sigurise Rrugore,
Te nderuar te ftuar,

E organizuam kete mbledhje te Komitetit Nderministror te Sigurise Rrugore per te analizuar situaten aktuale te sigurise rrugore. Ky sigurisht qe eshte nje problem i perhershem, por vecanerisht ne vere, kur edhe qarkullimi i automjeteve rritet per shkak te pushimeve, ky problem behet me i prekshem.
Materialet qe do te diskutojme sot per nivelin e aksidenteve, per shkaqet dhe masat parandaluese per minizimin e tyre na detyrojne te percaktojme disa objektiva te rendesishme per nje permiresim rrenjesor te sigurise rrugore.
Siguria rrugore eshte nje problem jo vetem per ne por dhe per shume vende te zhvilluara. Fakti qe edhe ne tashme po merremi me nje problem te tille, perveç te tjerash eshte nje prove e nje realiteti te ri qe po peretojme ne Shqiperi, prove e nje trafiku te ri dhe mireqenie te re.
Pikerisht ne kete kontekst, ku nderthuren probleme te rrugeve, por edhe te edukates se pergjitheshme qytetare, te nje tradite te munguar, nese do t'i referohemi statistikave, jemi perballe nje situate mjaft shqetesuese. Per cdo 10 mije mjete motorike ndodhin 18-20 aksidente, perkundrejt 5 qe ndodhin ne vendet e Europes Qendrore dhe Lindore, pra eshte 3,5 here me e larte, shifer kjo shqetesuese po te kemi parasysh neivelin e rrjetit rrugor dhe ate te motorizimit. Qe nga viti 1993 dhe deri tani rezulton te kemi afersisht 5000 aksidente me afersisht 7000 viktima, nga keto 3224 te vdekur, si dhe 3800 te plagosur apo te gjymtuar. Mosha mesatare e drejtuesve te perfshire ne keto aksidente eshte 25-30 vjec.
Hapja e shpejte ekonomike e vendit, drejtimi ndaj nje shoqerie tregu, liberalizimi i plote i transportit bene qe shoqeria shqiptare te ndryshoje ne nje menyre teper te shpejte nga transporti kolektiv shteteror ne ate privat. Kjo solli si pasoje rritjen ne nje shkalle te larte te mjeteve motorike ne perdorim te qytetareve qe per pasoje duke mos qene te pergatitur per kete bum u shoqerua edhe me rritjen me ritme shume te shpejta te numrit te aksidenteve.
Problemi i sigurise rrugore na takon te gjitheve.
Te gjithe ne jemi perdorues te rruges si ne rolin e drejtuesit te automjetit, ne rolin e kembesorit, ne rolin e te ecurit me biciklete apo te pasagjerit. Ne nuk duhet te presim qe viktimat e shkaktuara nga aksidentet rrugore te shtohen nga dita ne dite dhe te shohim se si cdo dite, cdo jave, disa nga miqte tane, fqinje, anetare te familjeve tona, ose te tjere, fillojne nje udhetim qe ata kurre nuk e perfundojne.
Nuk mund te mos bejme sikur nuk shohim dhe nuk degjojme sepse te gjithe ne, jemi deshmitare te buqetave me lule ne buze te rrugeve qe fatkeqesisht vazhdojne dhe te shtohen , dhe sidomos tani kur rrjeti rrugor po permiresohet dhe shpejtesia e levizjes se mjeteve motorike shtohet.
Rritja e numrit te aksidenteve nga viti ne vit perben nje shqetesim shume te madh qytetar dhe institucional. Edhe vendi yne si shume vende te tjera pranon fenomenin e aksidenteve te trafikut rrugor krahasur me avantazhet qe sjell modernizimi i trafikut. Por kjo gje kurresesi s'duhet perdorur si justifikim ; kujdesi per jeten e qytetarit dhe niveli i sherbimit te levizjes dhe sigurise rrugore jane objektiva te qeverise ; madje nga me paresoret !

E dime qe reduktimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurise se trafikut eshte nje gje jo e lehte. Ne nuk mund te pretendojme sot eleminimin e aksidenteve rrugore, por kemi mjaft mundesi financiare dhe njerezore qe ende nuk nuk po i shfrytezojme si duhet.
Perballe nje fenomeni kaq shqetesues per shoqerine tone na duhet te angazhojme dhe te koordinojme perpjekje te gjithanshme te institucioneve dhe administrates, eksperte, projektues, ndertues rrugesh, forca te policise, mesues, organizata jo qeveritare, mjetet e informimit masiv etj. Shume mire studentet tane mund te ndihmojne ne studimin e ketij fenomeni, duke i marre gjerat te lidhura njera me tjetren: aksidentet, rruget, perdoruesi i mjetit, ambienti shoqeror dhe trafiku. Deri tani rezulton se pjesa me e madhe e aksidenteve jane pasoje e sjelljes se drejtuesve te automjeteve ose atyre qe shkelin rregullat e trafikut. Sekondar ne aksidente eshte dhe gjendja teknike e automjeteve.
Marrja e masave parandaluese te aksidenteve rrugor do te kerkonte fillimisht nje sensibilizim te qytetarve nepermejt fushatave te ndergjegjesimit publik, duke parashikuar qe kultura e trafikut te perfshihet ne sistemin arsimor.
Eshte i domosdoshem zbatimi i rregullave administrativo-teknike ne menyre te perpikte dhe strikte te drejtorive te sherbimit te transportit rrugor, policise rrugore qe per fatin tone jo te mire nuk kane qene ne nivelin e duhur. Mos harroni se nese ne nje sektor tjeter korrupsioni sjell pengese te zhvillimit, ketu sjell vdekjen dhe gjymtimin. Per kete kerkoj qe nga te gjithe organet e specializuara te merren seriozisht me analizimin e cdo aksidenti duke bere te ditur te gjithe faktoret e mundshem qe cojne ne nje aksident.
Ditet e fundit Parlamenti miratoi fonde te tjera buxhetore me te cilat do te permiresohet me tej rrjeti rrugor. Nuk mund te pretendohet sjellja e tij ne menyre te menjehershme ne standartet perendimore, por duhet te nderhyhet sa me pare ne pikat e rrezikut, si dhe me sinjalistiken horizontale dhe vertikale. Po keshtu Qeveria duke e cilesuar kete shqetesim si nje nga problemet me te mprehta sociale kohet e fundit miratoi dhe nje ndryshim ne rregulloren e urbanistikes per personat me aftesi te kufizuara, ku pjesen me te madhe te ketij grupimi shoqeror e zene njerezit e aksidentuar ne trafikun rrugor.
Kooperimi dhe ndarja e pergjegjesive mes aktoreve te perfshire eshte nje faktor shume i rendesishem ne arritjen e rezultateve te deshiruara.
Mbledhja e ketij komiteti duhet te jete periodike dhe te analizoje problemet me serioze qe paraqiten ne fushen e sigurise rrugore. Nisur nga situata shqetesuese kerkoj qe gjate diskutimit te materialeve qe na jane paraqitur te propozoni konkretisht masat per kryerjen e nje reforme te gjithanshme per permiresimin e gjendjes.

Duke perfunduar do te kerkoja qe te behet :

1. Rishikimi i funksionimit te piramides institucionale ne kete sektor,duke filluar qe nga funksionimi i Komitetit Nderministror te Sigurise Rrugore dhe ministrite e perfshira ne kete problem.
2. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacioneve duhet te hartoje nje plan veprimi me te shtrire ne kohe, sipas eksperiences se vendeve te zhvilluara koha minimale e nje plani veprimi apo strategjie te uljes se aksidenteve eshte 5 vjecare.
3. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacioneve ne bashkepunim me Ministrine e Rendit Publik dhe Ministrine e Financave te studiojne mundesine e krijimit te Fondit te Aksidenteve dhe te Fondit te Rrugeve, te cilet ndikojne ne parandalimin e aksidenteve rrugore.
4. Ministria e Financave nepermjet Komisionit te Mbikqyrjes se Sigurimeve te ushtroje nje kontroll te detajuar per zbatimin e polices se sigurimit ne rastet e aksidenteve dhe brenda nje periudhe 2 mujore te paraqese nje raport analitik te hollesishem mbi kete fenomen.
5. Ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve te raportoje ne Keshillin e Ministrave cdo vit mbi gjendjen e sigurise rrugore dhe mbi masat e mundshme preventivuese.

***

Me pas, Komiteti Nderministror i Sigurise Rugore, vazhdoi me analizen e gjendjes aktuale të sigurisë rrugore, nivelin e shkaqet e aksidenteve të ndodhura, përcaktoi objektiva te rendesishme per parandalimin dhe minimizimin e tyre si dhe për permiresimin rrenjesor te sigurise rrugore, sigurim qe kërkon ndërmarrjen e një reforme të gjerë e të thellë me plane afatmesme dhe afatgjata.

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poçi foli mbi gjendjen dhe masat për përmirësimin e situatës në fushën e sigurisë rrugore si dhe planin e veprimit për vitet 2004-2005. Në analizën e tij ministri theksoi se në këto dhjetë vitet e fundit, në sektorin e transportit automobilistik, ndodhën ndryshime të mëdha sasiore e cilësore të cilat u karakterizuan nga një rritje e konsiderueshme e inventarit të mjeteve lëvizëse, që së bashku me lëvizjet e mëdha demografike, sollën rritjen në vazhdimësi të trafikut të tyre në rrjetin rrugor brenda vendit dhe tranzit në të.

"Ky rrjet rrugor me gjithë përmirësimet e bëra, i duhet ende të përballojë këtë fluks në rritje të qarkullimit të mjeteve rrugore, të cilit duke i shtuar edhe mungesën e edukimit të plotë të publikut për zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe të sjelljes në rrugë, kanë ndikuar në rritjen e aksidenteve me pasoja dëmtim shëndeti, humbje jetë njerëzore apo dëmtim të pronës e mjedisit. Në këto kushte problemet e lëvizje së përdoruesve të rrugës, si nga mjetet ashtu edhe nga këmbësorët kanë qënë dhe mbeten probleme sa të rëndësishme aq edhe evidente, të programuara me prioritet për zgjidhje"- u shpreh Ministri Poçi.

Ministri u ndal veçanrisht në punën që po bëhet si prioritet i Qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në kushtet aktuale dhe të perspektivës. Në këtë kuptim Ministri tha se Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionve nuk do të miratojë asnjë projekt nëse nuk plotëson standartet.

Ministri i Rendit Publik Igli Toska, bëri analizën e nivelit të aksidenteve, shkaqet dhe masat parandaluese për minimizimin e tyre. Ministri theksoi se siguria rrugore dhe puna për parandalimin dhe reduktimin e numrit të aksidenteve, kërkon angazhimin e të gjithë institucioneve që kanë detyrime për zbatimin e legjislacionit rrugor dhe të vetë pjesëmarrësve në trafik. Ai shprehu nevojen e përmirësimit të mëtejshëm të infrastrukturës rrugore.

Megjithëse për 5-vjeçarin e fundit ka një ulje të aksidenteve automobilistike, përsëri situata mbetet shqetesuese. Ministri radhiti edhe shkaqet e aksidenteve automobilistike si mospërdorimi i rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët, përdorimi i pijeve alkolike nga drejtuesit e automjeteve, shpejtësia mbi normat e lejuara të automjeteve, mosrespektimi i distancës së sigurisë, parakalimi i gabuar i automjeteve, qarkullimi me të meta teknike, mosrespektimi i legjislacionit nga këmbësorët, biçiklistët, mjeteve që tërhiqen me kafshë, si dhe mangësitë e komponenteve përberës të rrjetit rrugor etj. Një vemendje të veçantë ministri, në analizën e tij, i kushtoi punës së policisë rrugore për parandalimin e minimizimin e aksidenteve automobilistike, përgatitjes së specialistëve përmes trajnimeve sipas standarteve bashkëkohore e përvojës së vendeve më të përparuara europiane. Ai e vuri theksin në sensibilizimin e opinionit publik, bashkëpunimin me shoqatat joqeveritare e në mënyrë të veçantë me Ministrinë e Arsimit. Për thellimin e reformës në fushën e sigurisë rrugore ministri insistoi në domosdoshmërinë e elementit njerëzor dhe për këtë ai tha se do të ndërmerren fushata sensibilizuese për publikun si dhe një bashkëpunim më i ngushtë me shtypin e mediat vizive të cilat do të japin informacione për 24 orë pa ndërprerje.

Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis kërkoi pajisjen me infrastrukturën e domosdoshme, me ambulanca të tipit spital, të institucioneve shëndetësor si dhe të përgatitjes profesionale të specialistëve në mënyrë bashkëkohore veçanrisht për të dhënë ndihmën e shpejtë, pas ndodhjes së aksidentit. Për këtë ai u shpreh se do të vendoset një bashkëpunim i ri bashkëkohor me Ministrinë e Rendit Publik pasi pjesa më e madhe e vdekjeve që vijnë nga aksidentet rrugore ndodhin gjatë kohës së transportit të të demtuarve nga vendi i aksidentit për në spital.

Përfaqësësuesi shoqatave joqeveritare për aksidentet rrugore, Mirush Kabashi, i ftuar ne kete mbledhje, duke sjellë përvojën perëndimore veçanrisht të Hollandës, për këtë qëllim, tha se këto shoqata duhet të luajnë rolin kryesor në fushatat sensibilizuese për opinimin publik dhe u ndal edhe në punën më të thelluar që duhet bërë nëpër shkolla ne kete drejtim.

Gjithashtu Komiteti vërejti se duhet të forcohen masat për ata që shkelin rregulloret e qarkullimit dhe sidomos kodin rrugor ndërkohë u diskutua edhe për përmirësimet që mund të bëhen në legjislacionin përkatës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›