Kryeministri Fatos Nano priti sot paradite në një takim të veçantë Ministrin e Puneve te Jashtme te Mbreterise se Vendeve te Ulta z. Bernard Bot, i cili eshte njekohesisht dhe President i Keshill
Kryeministri Fatos Nano priti sot paradite në një takim të veçantë Ministrin e Puneve te Jashtme te Mbreterise se Vendeve te Ulta z. Bernard Bot, i cili eshte njekohesisht dhe President i Keshillit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian.
Në këtë takim dy personalitetet e larta u ndalen ne mënyrë të veçantë në intensifikimin e procesit te integrimit evropian te Shqiperise, forcimin e marredhenieve mes dy vendeve dhe rolin e Shqiperise ne Rajon.
Kryeministri Nano dhe zoti Bot vlerësuan gjithashtu domosdoshmërinë e intensifikimit të kontakteve, si nje moment i rëndësishëm në drejtim të konsolidimit dhe nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit te bashkepunimit ne kuader te institucioneve nderkombetare, si dhe ecurisë në rrugën e duhur të reformave të ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare në kuadër të procesit të integrimit europian.
Kryeministri Nano në këtë drejtim shprehu vullnetin politik dhe angazhimin maksimal të Qeverisë Shqiptare në vëmendjen që i kushton procesit të integrimit të vendit tonë në BE, si dhe Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit. Kryeministri Nano theksoi se po punohet me intensitet dhe me impenjim serioz per thellimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve administrative ne funksion te afrimit të Shqipërisë me familjen evropiane. "Lufta pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit permes hartimit te planeve te qarta te veprimit, mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare ", tha Kryeministri Nano.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtem Hollandez garantoi mbeshtetjen e plote per procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe te vendeve te Ballkanit Perendimor ne strukturat euroatlantike. Zoti Bot theksoi se gjate ketyre viteve të fundit janë bere ndryshime te konsiderueshme, si dhe është arritur nje progres i shkelqyer. Ai e konsideroi si mjaft të rëndësishëm në procesin e integrimit europian faktin që Shqipëria dhe te gjitha vendet e rajonit te demonstrojne vullnetin e duhur politik per thellimin e reformave dhe permbushjen e kritereve integruese.
Ministri i Jashtem hollandez e siguroi Kryeministrin Nano per mbështetjen e Presidencës hollandeze për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit drejt strukturave dhe standarteve të Bashkimit Evropian.