E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia". Vendimi miraton rritjen e nivelit bazë të të ardhurave nga papunësia në masën

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia".

Vendimi miraton rritjen e nivelit bazë të të ardhurave nga papunësia në masën 10%, ose 4 360 lekë në muaj për çdo përfitues. Mbi këtë nivel do të shtohen edhe kompensimet që lidhen me numrin e personave në ngarkim, për ushqim dhe energjinë elektrike.

Nga të dhënat e nxjerra nga zyrat e punësimit, lidhir me numrin e eprsonave që trajtohen në këto zyra dhe buxhetit të shtetit të shpenzuar për pagesa rezulton se për 6-mujorin e parë të vitit 2004 përfituesit kanë marrë mesatarisht 6500 lekë në muaj me kompensimet, ndërsa mbi këtë shifër do të shtohet 10%.

Përcaktimi i këtij niveli do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale, sidomos në zonat verilindore të vendit, ku numri i përfituesve është më i lartë, për shkak të procesit të mbylljes së minierave, punonjësit e të cilave u futën në skemën e të ardhurës nga papunësia.

Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia ka ardhur gjithnjë në rritje, duke synuar që ajo të shkojë në masën 50% të pagës minimale në shkallë vendi.

Po sot u miratua vendimi "Për miratimin në parim të Marrëveshjes së Grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Përkrahje për ekonominë dhe punësimin rajonal në disa rrethe të Shqipërisë Veriore me strukturë të dobët nëpërmjet masave për uljen e nivelit të varfërisë."

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin dhe vënien në jetë të nismave të përkrahjes për ekonominë dhe punësimin rajonal në disa rrethe të Shqipërisë veriore me strukturë të dobët. Projekti synon krijimin e bazave për një zhvillim rajonal dhe mbështetjen e bashkëpunimit ndërkufitar me rajonet fqinje.Fondi i grantit është 1.25 milion euro.

Për zbatimin e këtij projekti Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ka ngarkuar GTZ-në (Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunimin Teknik), ndërsa për palën shqiptare zbatuesi i projektit propozohet Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Punës dheÇështjeve Sociale. Këto institucione do përcaktojnë bashkarisht hollësitë e zbatimit të projektit në një plan operativ.

gjithashtu u miratua vendimi "Për një shtesë në vendimin nr.597, datë 8.12.1999, të Këshillit të Ministrave, "Për kushtet dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar të ushtarakëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, në rastet e nxjerrjes së tyre në rezervë, lirim apo pension".

Sipas këtij vendimi, bazuar në vendosjen e sistemit pagë-gradë në Forcat e Armatosura, në elementët e pagës referuese për ushtarakun, që e drejta për të ëprfituar i ka lindur pas datës 1.1.2004, shtohet edhe elementi "shtesë ruajtje page".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›