E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Jean Lemierre. Pas takimit, Kryeministri Nano dhe Presidenti i BERZH, z. Lemierr

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Jean Lemierre. Pas takimit, Kryeministri Nano dhe Presidenti i BERZH, z. Lemierre deklaruan përpara medias:

Kryeministri Fatos Nano: Presidenti i BERZH-it ndodhet në një vizitë shumë të rëndësishme në Shqipëri, në të cilën po identifikojmë inisiativat e derisotme të suksesshme të mbështetjes dhe të financimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në sektorë prioritarë të rritjes sonë ekonomike, në infrastrukturë, energji, në turizëm dhe veçanërisht në stimulimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si motor i rritjes ekonomike në procesin e privatizimit e të integrimit të ekonomisë shqiptare në rajon dhe në BE.

Ne kuptuam se ka nevojë të vazhdojë të bëhet akoma më precize dhe më kontribuente ekspertiza dhe prezenca e BERZH-it në procesin e privatizimeve të rëndësishme startegjike që kemi përpara, në vazhdimin e zbatimit të programeve të integrimit të Shqipërisë në një treg të vetëm energjitik për rajonin, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të instrumenteve dhe të portofolit financiar që do të shoqërojë konsolidimin e tergut bankar me hyrjen e operatiorëve të rinj të rëndësishëm, siç është Reeffeissen Bank, që po stimulon konsolidimin e konkurencës në këtë treg. Arsyetuam me të njëjtin koncept që prezenca dhe asitenca e BERZH në procesin e privatizimit të Albtelekomit është e çmuar dhe e pazëvendësueshme.

Z. Lemierre po takon përveç ministrave kryesor të qeverisë me të cilët po bashëkpunon banka dhe përfaqësues të sektorit sipërmarrës, sektorit bankar dhe sëbashku po arrijmë në konkluzione që stimulojnë akoma më shumë rritjen tonë ekonomike drejt standaretve të tregjeve europiane.

Presidenti i BERZH, z.Lemierre: Patëm një takim të frytshëm me Kryeministrin. Ai më shpjegoi strategjinë e qeverisë për rritjen e potencialeve, për zbatimin e të cilës ajo është e angazhuar. Ne do të bëjmë shumë, në infrastrukturë, në energji, ka një program privatizimi, në mbështetjen e sektorit bankar dhe krijimin e vendeve të punës. Ne patëm një shkëmbim mendimesh se për të arritur këtë Shqipëria mund të ketë mbështetjen e investitorëve ndërkombëtare dhe kjo është një sfidë e rëndësishme. BERZH-i e mbështet fuqimisht këtë sfidë.

Gjitahshtu ne shkëmbyem mendimet për mënyrat si mund ta arrijmë këtë dhe për zbatimin e rregullave të qarta të lojës. Ne e dimë që investitorët i kushtojnë vëmendje vendit dhe mendoj se ajo që është vendosur dhe do të vendoset në të ardhmen e afërme do të sjellë progres dhe do ta bëjë që Shqipëria të ketë progres në rritjen ekonomike, në luftën për reduktimin e varfërisë dhe zhvillimit të vendit

Ky takim ishte i rëndësishëm për mua sepse ne jemi duke folur për projekte konkrete, për vullnetin për t'i realizuar ato në mënyrë efikase, për të mobilizuar burimet që kemi dhe investimet që mund të kemi.

I jam shumë mirënjohës Kryeministrit për këtë takim dhe po ashtu edhe anëtarëve të qeverisë, të cilët takova dje dhe do të vazhdoj vizitën time në Shqipëri për të diskutuar projektet konkrete.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›