Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të vecantë publicistin dhe intelektualin e njohur kosovar, Veton Surroi, i cili gjithashtu është dhe drejtues i Lëvizjes Politike "Ora", subje
Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të vecantë publicistin dhe intelektualin e njohur kosovar, Veton Surroi, i cili gjithashtu është dhe drejtues i Lëvizjes Politike "Ora", subjekt i cili do të konkurojë në zgjedhjet parlamentare të Tetorit në Kosovë.
Bashkebiseduesit theksuan se prej kohësh bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë, eshte dinamizuar. Ata ndane te njejtin mendim se pas zgjedhjeve te tetorit, do te kete një cilësi të re politike në Kosovë. Kjo cilësi e re politike pas dimensionit të brëndshëm kosovar reflektohet tashme në dinamikën e marrëdhënieve të Kosovës me fqinjët.
Duke u ndalur ne ceshtjen e standarteve, zoti Nano dhe z.Surroi thane se tashme ky proces po shkon jo vetëm paralel me çështjen e statusit, por dhe çështja e statusit shkon gjithashtu paralel me procesin e delegimit te kompetencave për pushtetin ne Kosove.
Po ashtu, ne takim u diskutua rreth interesit strategjik te Kosovës per forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë nën një dimension të ri europian, e cila perkon me nevojën për zbritjen e nivelit të kontrollit të ndërsjelltë në qarkullimin ekonomik, qe prodhuesit e Shqipërisë dhe ata te Kosovës ta konsiderojmë këtë hapësirë si një treg të përbashkët.
Gjithashtu u nenvizua se, mes Shqiperise dhe Kosoves sot ka më shumë lëvizje intensive qytetarësh, dhe në të ardhmen do të kete më shumë shkëmbim mallrash dhe eshte shumë e natyrshme që në këtë vijë të shpejtohet procesi i bashkëpunimit, i konsultimit, i punës shumë më intensive të ndërsjelltë i aktivistëve politikë, mes përfaqësuesve institucionalë të Shqipërisë dhe të Kosovës. "Ka ardhur koha qe disa prej çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin europian, me përgatitjen e vendeve tona për reforma, do të duhet detyrimisht të sjellin bashkëpunimin, konsultimin me njëri-tjetrin e të shkembejme eksperiencen e duhur integruese prej njëri-tjetrit", tha zoti Nano ne takim.