Kryeministri Fatos Nano shprehu sot ngushëllimet pranë Ambasadës së Rusisë në Tiranë, për humbjen e jetëve të qindra fëmijëve dhe prindërve të tyre, në tragjedinë e rrëmbimit të peng
Kryeministri Fatos Nano shprehu sot ngushëllimet pranë Ambasadës së Rusisë në Tiranë, për humbjen e jetëve të qindra fëmijëve dhe prindërve të tyre, në tragjedinë e rrëmbimit të pengjeve disa ditë më parë në qytetin Beslan të Osetisë Veriore në Rusi.
Kryeministri Nano shkroi në librin e homazheve një mesazh ngushëllimi në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie. Në këtë mesazh Kryeministri Nano shprehet:
" Kur terrorizmi godet femijet dhimbja është universale. Në emër të Republikës së Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve i shpreh qeverisë, popullit rus, Presidentit dhe familjarëve të viktimave, ndjenjat e solidaritetit dhe angazhimin e perbashkët për të mposhtur dhe ndëshkuar krimin".
Më pas z. Nano, duke iu pergjigjur interesimit të mediave, u shpreh:
"Eshtë një tragjedi që nuk mund të mos na bëjë të gjithëve të kuptojmë se sa irracional është bërë terrorizmi, i cili kur godet edhe jetën e fëmijëve krijon një dhimbje universale dhe një ndjenjë solidariteti të pakufishme.
Natyrisht populli rus është një popull i madh dhe vital, është një popull dhe një shtet me rëndësi globale. Unë jam këtu që në emër të qeverisë shqiptare, përvec ndarjes së dhimbjes dhe solidaritetit, të shpreh angazhimet për të bashkëpunuar edhe më mirë në shkallë globale dhe dypalëshe, për të zgjidhur cështjet që forcojnë sigurinë dhe paqen kudo të botë dhe për të goditur dhe ndëshkuar me ligjet më te rrepta terrorizmin dhe kriminelët e organizuar".