E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi mbledhjen e tij të rradhës disa projektligje, vendime dhe marrëveshje të rëndësishme. Kështu, Këshilli i Ministrave miratoi dy projektligje që kanë të bëj

Këshilli i Ministrave miratoi mbledhjen e tij të rradhës disa projektligje, vendime dhe marrëveshje të rëndësishme.

Kështu, Këshilli i Ministrave miratoi dy projektligje që kanë të bëjnë me privatizimin e aksioneve pronë e shtetit shqiptar të dy bankave dhe konkretisht:

• "Për privatizimin e aksioneve pronë e shtetit shqiptar, të Bankës Italo-Shqiptare".

• "Për privatimin e aksioneve, pronë e shtetit shqiptar, të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë".

Ministria e Financave, me cilësinë e pronarit, lejohet në emër të shtetit shqiptar, të transferojë të drejtën e pronësisë nëpërmjet shitjes së 40% të aksioneve të Bankës Italo-Shqiptare. Po ashtu në cilësinë e pronarit, Ministria e Financave të transferojë të drejtën e pronësisë nërpmjet shitjes së 40% të aksioneve të Bankës së Bahskuar të Shqipërisë.

Ky vendim merret nsiur edhe nga përvoja ndërkombëtare dhe strategjia jonë në sistemin bankar, që synojnë tërheqjen e shtetit nga pronësia në bankat tregtare. Privatizimi i pjesës shtetërore në këtë bankë është pjesë e reformës së ndërmarrë në sistemin financiar nga qeveria shqiptare dhe institucionet financiare4 ndërkombëtare.

Sipas legjislacionit në fuqi, aksionet, pronë e shtetit shqiptar, të Bankës Italo-Shqiptare dhe të Bankës së Bashkuar Shqiptare do t'u ofrohen për shitje fillimisht aksionerëve të këtyre bankave. Në rast se shitja e aksioneve nuk realizohet brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Ministria e Financave do t'i shesë ato nëpërmjet tenderit të hapur, një investitori strategjik të njohur në sektorin bankar, i cili ofron garanci financiare.

Banka Italo-Shqiptare dhe ajo e Bashkuar e Shqipërisë e kanë filuar aktivitetin e tyre bankar në vitin 1994.

• U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së koncesionit, të formës "BOT" (ndërtim, shfrytëzim, transferim), për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës".

Me vendim të Këshillit të Ministrave, datë 01.06.2004, u miratua procedura e fillimti të negociimit të kontratës koncesionare të formës "BOT" me shoqërinë "Romano Port sh.a". Objekti i koncesionit, sipas kësaj marrëveshjeje, është ndërtimi dhe shfrytëzimi i pontilit dhe infrastrukturës portuale, në funksion të depozitave bregdetare të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Për realizimin e projektit, marrëveshja parashikon investimin e prej 17.8 milion euro, që do të kryhet në dy faza. Afati i koncesionit parashikohet të jetë 30 vjet me të drejtë ripërsëritje.

Marrëveshja parashikon të drejtat dhe detyrimet e palëve, si dhe fazat në të cilat do të realizohet investimi. GJithashtu, një aspekt i rëndësishëm i saj është vendosja e detyrimeve të qarta që i vendosen koncesionarit në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

• U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në shtojcën A të Konventës për Transportin Ndërkombëtar Hekurudhor (COTIF), "Për rregullat uniforme për kontratën e transportit ndërkombëtar hekurudhor të udhëtarëve dhe të bagazheve (CIV)"".

Ratifikimi i Shtojcës A të Konventës për Transportin Ndërkombëtar Hekurudhor mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në vendet europiane nëpërmjet rrjetit hekurudhor ndërkombëtar europian.

Qëllimi i ratifikimit të saj është pjesëmarrja e Shqipërisë në Organizatën NDërqeveritare për Transportet Ndërkombëtare Hekurudhore për udhëtarët e bagazhet. Kjo do të shmangë pengesën ligjore deri më sot për të realizuar transportin hekurudhor ndërkombëtar me destinacion për dhe nga vendet e ndryshme europiane.

Kjo konventë vihet në zbtaim nga hekurudhat shqiptare. Në këtë funksion ajo do të shoqërohet me trajnimin dhe përgatitjen e duhur profesionale të personelit të stacionit hekurudhor të Bajzës, si përfaqësues të doganës, të kufirit, të kontrolleve sanitare, fitosanitare dhe të administratës hekurudhore.

• Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për fushën e veprimtarisë së Ministrisë së Integrimit Europian".

Përcaktimi i fushës së veprimtarisë së Ministrisë së Integrimit është pjesë e programit politik të Koalicionit për Integrim dhe shpreh vullnetin e qeverisë shqiptare për të përshpejtuar integrimin e vendit në kuiadrin e procesit të Stabilizim-Asociimit , negocimit dhe zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Ky vendim ndihmon në bashkërendimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, përmes përafrimit të të legjislacionit vendas me atë të BE-së, hartimit të politikave të integrimit, bashkërendimit të ndihmave financiare dhe informimit të publikut në këtë proces.

Projektvendimi në tërësi reflekton rekomandimet e ministrive të interesuara dhe strukturave të BE-së për qartësimin e misionit të Ministrisë së Integrimit dhe forcimit të zërit të saj në procesin e integrimit europian të vendit

Sipas këtij vendimi, Ministria e Integrimit ushtron veprimtari të tilla si, bashkërendon punën dhe monitoron përgatitjet e institucioneve shqiptare në kuadr të procesit të Stabilizim-Asociimit., raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisiopnit Europian, të dala nga takimet e përbashkëta me BE-në në nivele të ndryshme, bashkërendon punën mes ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera qendrore për hartimin e planeve kombëtare për partneritetin europian., përgatit dhe ndjek nënshkrimin e marrëveshjeve të ndihmave financiare të BE-së për Shqipërinë, shkëmben të dhëna dhe organizon takime periodike në nivel kombëtar, rajonal, e ndërkombëtar, në funksion të procesit të integrimit europian, etj detyra.

• U miratua vendimi "Për shpronësimin për interes publik të disa pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi i segmentit rrugor Vorë-Fushë-Krujë".

Ky shpronësim bëhet për përmbushjen e angazhimeve që ka marrë qeveria shqiptare për realizimin me sukses të investimeve për interes publik. Sipas këtij vendimi do të shpronësihen në vlerë të plotë pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ky investim në një vlerë të prgjithshme 85 449 492 lekë.

Ndërtimi i segmentit rrugor Vorë-Fushë Krujë është pjesë e invesimeve të bëra nga shteti shqiptar me fondet e Bankës Islamike, me qëllim ndërtimin e infrastrukturës rrugore sipas parametrave europiane.

Bazuar në ligjin "Për shpronësimet për interes publik" për realizimin e këtij investimi Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve do të kryejë shpronësimin e pasurive që preken nga rehabilitimi i këtij segmenti rrugor, duke garantuar gjithashtu të drejtat dhe interesat pasurore të pronarëve pasuritë e të cilëve preken nga investim.

• U miratua në parim "Marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Libanit, për transportin detar".

Miratimi i kësaj marrëveshjeje do të japë një impakt pozitiv, duke zhvilluar shkëmbime tregtare me këtë vend, duke zvogluar në maksimum pengesat në portet e të dy vendeve, si dhe pengesat që hasen në ujërat territoriale të tyre. Duke patur parasysh se shteti i Libanit zë një vend të rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe në detin Mesdhe me kryeqytetin port Bejrutin.

Marrëveshja ka për qëllim krijimin e kushteve lehtësuese për transportuesit e të dy vendeve, duke zvogluar në maksimum pengesa në portet e të dy vendeve dhe në ujrat territoriale të tyre. ajo përcakton rregulla të plota dhe të detajuara për zhvillimin e transportit detar ndërmjet Libanit e Shqipërisë, duke krijuar kushet të favorshme për shkambimin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve, të grupeve të ndryshme turistike, kulturore dhe sportive, gjë që do t'i shërbejë integrimit të popujve dhe kulturave të këtyre vendeve dhe më gjërë.

Marrëveshja krijon gjithshtu kushte dhe hapësira për të liçencuar shoqëri shqiptare dhe ato libaneze për të operuar në linja të rregullta detare të transportit të mallrave dhe udhëtarëve me anije, traget, katamaran etj., duke zhvilluar njëkohësisht dhe turizmin ndërmjet dy vendeve.

• U miratua vendimi për miratimin e "Statusit të Autoritetit portual Durrës dhe për riorganizimin e tij"

Në Statusin e Autoritetit të Portit Durrës përcaktohen :

Emërtimi dhe selia e Autoritetit Portual Durrës, objekti, pasuria e Autoritetit Portual Durrës, organet drejtuese, emerimi i anëtarev të Këshillit Drejtues, kriteret për emërimin e anëtarëve, largimin nga detyra të tyre, etj

Deri tani Autoriteti Portual ka funksionuar Shoqëri Anonime e zakonshme, ndërkohë që përmes vendimit të qeverisë rishpallet edhe një herë Porti i Detar Durrës si "Autoritet Portual", me status të vecantë.

• U miratua në parim "Marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Libanit, për shërbimet ajrore"

Marrëveshja, e para në fushën e transportit ajror me Qeverinë e Libanit, përcakton rregulla të plota për zhvillimin modern të transportit ajror midis dy vendeve, duke krijuar kushte të favorshme për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhetë biznesit, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Kjo është një marrëveshje moderne dhe bashkëkohore, e cila është hartuar duke iu referuar normave të reja të ECAC-ut, ICAO-s, EUROCONTROL-it etj.

Kjo marrëveshje do të krijojë kushte mjaft lehtësuese për transportin ajror ndërmjet dy vendeve, në rritjen e cilësisë së shërbimeve të shoqërive ajrore, numrit të fluturimeve, të pasagjerëve, lehtësimit të proçedurave në pikat e hyrje-daljeve të kontrollit, proçedurave doganore si dhe në terminalet respektive.

• U miratua në parim "Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomiko-teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës"

Sipas kësaj marrëveshjeje, qeveria e Republikës së Kinës i jep një ndihmë falas qeverisë së Shqipërisë me vlerë prej 10 milionë Yuan RMB. KJo ndihmë do të përdoret për objekt të bashkëpunimit ekonomiko-teknik, të rakorduar nga qeveritë e të dy vendeve, ndërsa fushat konkrete të bashkëpunimit do të do të caktohen me lidhjen e marrëveshjeve të tjera nga të dy palët.

Kjo marrëveshje është parashikuar të nënshkruhet gjatë vizitës së Kryeministrit Fatos Nano në Pekin në datat 12-19 shtator 2004 dhe ajo hyn në fuqi nga data e nënshkrimit mes palëve.

• U miratua vendimi "Për disa ndryshime në vendimin nr.70 datë 15.2.2001, të Këshillit të Ministrave, "Për statusin e spitaleve universitare", të ndryshuar.

Vendimi realizon ndarjen e Spitalit Universitare Obstretik-Gjinokolojik, Tiranë, në dy spitale me të njëtin status universitar, përkatësisht nr.1 dhe nr.2. Kjo ndarje bëhet për një menaxhim më të përshtatshëm të tyre, për shkak se distanca fizike që ndan këto dy komplekse spitalore terciale të lokalizuara njëri në bulevardin "Zogu i parë" dhe tjetri në fund të rrugës "Bajram Curri", e bën tepër të vështirë menaxhimin e tyre si nëj institucion i vetëm.

Spitali Universitar Obstretik Gjinekologjik nr.2, meqenëse krijohet nga ndarja e Spitalit Universitar Obstretik-Gjinokologjik do të ketë të njëjtin nivel shërbimi dhe do të gëzojë statusin e Spitalit Universitar.

• U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në vendimin III/1, amendament i Konventës së Bazelit, "Për lëvizjen ndërkufitare të mbetjeve të Rrezikshme dhe asgjesimin e tyre".

Qëllimi i saj është mbrojtja e shëndetit dhe mjedisit nga efektet negative që mund të shkaktohen prej prodhimir, administrimit dhe lëvizjes ndërkufitare të mbetjeve në përgjithësi dhe atyre të rrezikshme në veçanti.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu vendimet:

• "Për transferimin e mjediseve të Drejtorisë Rajonale të Doganës Pogradec në pronësi të Bashkisë Pogradec".

Me kërkesë të Bashkisë së Pogradecit, bëhet kalimi i për shfrytëzmin e ambienteve aktuale të Zyrës Doganore Pogradec si muze për këtë qytet. Bashkia e Pogradecit do të sigurojë gjithashtu ambientet e reja ku dogana e Pogradecit mund të ushtrojë funksionin e saj.

• "Për miratimin e listave të Inventarëve të Pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat u kalojnë në përgjegjësi administrimi shoqërive anonime dhe ndërrmarrjeve të sistemit të transportit detar dhe ajror"

• "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë e Leskovikut"

• "Për miratimin e Listës së Inventarit të pronave të paluajthsme shtetërore në Bashkinë e Libohovës"

• "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë e Burrelit"

• "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë e Krumës."

• "Për miratimine listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në Komunën Gjepalaj"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›