E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë një grup biznesmenësh nga Libani. Kryeministri Nano i njohu biznesmenët libanezë me klimën pozitive qe ekziston në Shqipëri për i

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë një grup biznesmenësh nga Libani. Kryeministri Nano i njohu biznesmenët libanezë me klimën pozitive qe ekziston në Shqipëri për investimet e huaja, duke u shprehur se tashmë në vendin tonë janë të gjitha hapësirat dhe bazat ligjore që favorizojne bashkëpunimin ekonomik e tregëtar dypalësh dhe këtë e tregon prania e shumë kompanive prestigjoze të njohura ndërkombëtare.

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh, Kryeministri Nano informoi se Këshilli i Ministrave do të miratojë neser në mbledhjen e tij Marrëveshjen për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve me Libanin, si dhe Marrëveshjen për Shërbimet Ajrore dhe Transportin Detar.

Kyeministri Nano dhe delegacioni i biznesmenëve libanezë ndanë të njëjtin mendim për nxitjen më tej të kontakteve mes institucioneve homologë në fushën e bashkëpunimit të Dhomave të Tregëtisë, të investimeve, të eksporteve, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta tregëtaro-ekonomike, etj.

Bashkëbiseduesit, duke vlerësuar nivelin e marrëdhënieve shumë të mira politike mes dy vendeve, vecanërisht pas vizitës së zhvilluar së fundi nga Kryeministri Nano në Liban, theksuan se ky nivel bashkëpunimi duhet të vazhdoje edhe në fushën e ekonomisë e biznesit.

Në këtë drejtim, Kryeministri Nano mirëpriti pjesëmarrjen e firmave libaneze në procesin e privatizimeve në sektorët e ekonomisë shqiptare.

Gjithashtu, Kryeministri Nano mbështeti gatishmërinë e biznesmenëve libanezë për investime në fushën e turizmit, si dhe për për shkëmbimin e informacionit e eksperiencës për zhvillimin e zonave turistike në Shqipëri.

Nga ana e tyre, biznesmenët libanezë, duke falënderuar kryeministrin Nano për mikpritjen dhe duke vlerësuar klimën e favorshme të investimeve që po shohin në Shqipëri, shprehën interesin edhe për investime të firmave libaneze në infrastrukturë, në fushën e mjekësisë, farmaceotikës, produkteve bujqësore etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›