E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2004, miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, për dëmshpërblimin e ish-punonjësve të ndërmarrjes së p

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2004, miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, për dëmshpërblimin e ish-punonjësve të ndërmarrjes së prodhimit të çimentos, në Fushë-Krujë".

Ministrisë së Ekonomisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2004, do t'i shtohet fondi prej 48 000 000 (dyzet e tetë milionë) lekësh, për një pjesë të dëmshpërblimit të papaguar për 978 ish-punonjësit e ndërmarrjes së prodhimit të çimentos, në Fushë-Krujë, të larguar nga puna pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Shuma e dëmshpërblimit për çdo punonjës është llogaritur në masën e përfitimit: një pagë mujore për çdo vit vjetërsie në pune, për ata që kanë mbi tre vjet pune por jo më shumë se 12 paga mujore. Mbi këtë bazë fondi i llogaritur për këtë qëllim për dëmshpërblimin e 978 ish-punonjësve është 95.8 milion lekë.

Në vitin 2003, me vendim të Këshillit të Ministrave, punonjësit morën këstin e parë prej 24 000 000 lekë, ndërsa këtë vit do të shpërndahet shuma prej 48 milionë lekësh. Kësti i fundit prej 23.8 milionë lekë do të paguhet nga buxheti i vitit 2005.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›