E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e tij të rradhës vendimin "Për krijimin e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve". Krijimi i Komitetit Shtetëror të Minoriteteve synon për

Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e tij të rradhës vendimin "Për krijimin e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve".

Krijimi i Komitetit Shtetëror të Minoriteteve synon përmirësimin e pjesëmarrjes së personave që u përkasin minoriteteve në jetën publike të Republikës së Shqipërisë dhe, kryesisht për të vlerësuar e sugjeruar rregullimin dhe zgjidhjen e çështjeve, për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që u përkasin minoriteteve.

Duke u mbështetur në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", ky Komitet do të jetë në varësi të Kryeministrit. Kryeministri dhe kryetari i Komitetit, duke u bazuar në të dhënat zyrtare, përcaktojnë numrin e anëtarëve për çdo minoritet të veçantë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›