E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e tij sot, Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e Fatmir Behaj, Fatbardha Behaj dhe Denis Behajt, në Moskë. Sipas kët

Në mbledhjen e tij sot, Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e Fatmir Behaj, Fatbardha Behaj dhe Denis Behajt, në Moskë.

Sipas këtij vendimi, Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2004, do t'i shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milion) lekë, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e Fatmir Behaj, Fatbardha Behaj dhe Denis Behaj, në një klinikë të specializuar në Moskë.

Tre fëmijët e së njëjtës familje, Fatmir Behaj, 10 vjeç, Fatbardh Behaj, 10 vjeçe dhe Denis Behaj 13 vjeç nga Fieri, vuajnë nga sytë me diagnozë Ceratoconus shkalla II-III, Myopi e shkallës së lartëme Astigmatizëm, Amblyopi Refraktare e shkallës shumë të lartë. Kjo është një sëmundje e lindur (congenitale), e cila nuk prek vetëm syrin, por është një sëmundje e indit ligjor e përhapur në të gjithë organizmin. Megjithë trajtimit mjeksor të tyre gjendja shëndetësore e fëmijëve kohët e fundit është rënduar, e cila kërkon trajtim më të specializuar. Për kurimin e tyre është shprehur i gatshëm Instituti i Mikrokirurgjisë së Syve "Fjodorov" në Moskë.

Duke parë gjendjen shendëtësore të rënduar të fëmijëve, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të tyre në Moskë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›