Këshilli i Ministrave miraton dekretin qeveritar për një rialokim fondesh prej 12 miliard lekësh
Këshilli i Ministrave miratoi sot dekretin qeveritar për një rialokim fondesh prej 12 miliard lekësh. Kryeministri u shpreh se këto fonde janë rezultat i një perfomance financiare më të mirë nga çishte parashikuar, të cilat burojnë nga mirëadministri i borxhit dhe interesave të borxhit, si dhe nga ruajtja e fondit të kontigjencës.
“Në fillim të vitit 2008, Fondi i Kontigjencës është fondi që ruhet për problemet madhore që mund të krijohen gjatë vitit. Në fillim të vitit 2008 edhe FMN, por edhe ne ishim dakort të rrisnim fondin e kontigjencës për të gjitha eventualitete e mosrealizimeve apo problemeve të papritura që mund të krijoheshin. Nga ky fond 4.2 miliard lekë kanë mbetur të paprekura dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv.
Kryeministri bëri të ditur se janë shkurtuar në masën 1,2 miliard lekë shpenzimet për personelin dhe shpenzimet tjera duke e vlerësuar këtë si një kursim shumë të rëndësishëm.
Ndër të tjera, Kryeministri shpjegoi se nga fondi prej 12 miliard lekësh, 62 milion euro janë parashikuar për shpërblimin që do tu jepen pensionistëve në mbarë vendin, si dhe punonjësve të administratës.
“Janë realizuar të ardhura jobuxhetore rreth 2 miliard lekë të tjera. Bëhen disa zhvendosje nga disa projekte në projekte të tjera. Në tërësi janë 12 miliard lekë. Nga këto 12 miliard, 62 milion euro janë shpërblimi që ne do tu japim pensionistëve të vendit, për vitin e ri dhe punonjësve të administratës, shumë kjo e konsiderueshme, sepse ne një farë mënyre kjo është e barabartë me rritjen qartësisht prej 5 % të pensioneve të fshatit mbi rritjen që kemi bërë në muajin korrik dhe rritja prej 3 % e pensioneve të qytetit mbi rritjen që kemi bërë në muajin maj. Po kështu është shpërblimi për punonjësit buxhetorë nga 100 mijë lekë deri në një rrogë. Duhet të qartësojmë dhe njëherë drejtuesit e institucioneve se aty ku fondi i pagave lejon për të dhëne rrogën, rroga shtesë do tu jepet e plotë, punonjësve me rrogë të ulet dhe pjesa tjetër do të ndahet sipas përqindjes që kanë. Nuk do të ketë shpërblim nën 100 mijë lekë dhe nuk mund të ketë shpërblim më të lartë se një rrogë. Rroga siguron të gjithë rrogëultit. Edhe kjo përbën një rritje shtesë prej 12 % për rrogëultiit mbi rritjen që kemi bërë ne 1 korrik.
15/12/2008