Këshilli i Ministrave miraton hapjen e tre përfaqësive diplomatike shqiptare, në Evropë
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për hapjen e tre përfaqësive diplomatike në tre vende të Evropës, përkatësisht në Estoni, Mbretërinë e Norvegjisë dhe Portugali.
Kryeministri i vlerësoi këto vendime si një zhvillim shumë pozitiv, në drejtim të zgjerimit të shërbimeve dhe kontakteve diplomatike. “Ky është një zhvillim pozitiv sepse zgjerohen shërbimet tona diplomatike, zgjerohen kontaktet. Sidoqoftë është e domosdoshme njëlloj shqyrtimi tërësor në mënyrë që të rrisim përfaqësimin me koston më të përballueshme.”