E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i nivelit të lartë politik, qeveri-donatorë “Prioritetet për Rindërtimin e Gërdecit”

Grupi Ndërinstitucional për Koordinimin e Donatorëve në Rastet e Emergjencave Civile organizoi sot në mjediset e Hotel-Tirana International, takimin e nivelit të lartë politik, qeveri-donatorë   “Prioritetet për Rindërtimin e Gërdecit”.

Qevera shqiptare në këtë takim u përfaqësua nga Ministrat dhe Zv. Ministrat e  ministrive të linjës.

Donatorët u përfaqësuan në nivel ambasadorësh, shefa të misioneve dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Takimi u drejtua nga Ministri i Brendshëm z. Bujar Nishani.

Në emër të qeverisë shqiptare, Z. Nishani informoi donatorët për situatën aktuale në zonën e prekur nga aksidenti në Gërdec, ndërhyrjen dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për rindërtimin e kësaj zone.

Prezantimi i bërë nga Ministri i Mbrojtjes, z. Gazmend Oketa u fokusua në çështjet e sigurisë në zonë dhe masat e ndërmarra për rikthimin e banorëve në pjesën që konsiderohet e sigurtë. Zoti Oketa  trajtoi në veçanti rrezen e parashikuar të sigurisë dhe kërkoi mbështetjen e donatorëve për  vazhdimin e operacioneve te ndryshme dhe përfundimin e tyre në kohë sa më të shkurtër.

Drejtuesja e Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Donatorëve në Rastet e Emergjencave Civile, Zj. Albana Vokshi në prezantimin e saj u ndal në hapat e ndërmarra  për koordinimin sa më të mirë të punës së Qeverisë me komunitetin donator, aktivitetet në këtë kuadër si dhe dha një përmbledhje të të gjitha nevojave sektoriale për rindërtimin e Gërdecit.

Zonja Vokshi u propozoi donatorëve instrumenta konkretë për orientimin e financimeve të tyre nëpërmjet projekteve ekzistuese dhe agjencive zbatuese që aktualisht kanë projekte të ngjashme.

Donatorët u informuan nëpërmjet prezantimit të bërë nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve  dhe Administrimit të Ujrave Z. Lufter Xhuveli edhe për krijimin e Grupit Ndërinstitucional për Minitorimin e Indikatorëve Mjedisorë , punën e bërë dhe përfundimet përkatëse nga të gjitha institucionet dhe agjencitë e specializuara për monitorimin e situatës mjedisore dhe indikatorët e ndotjes në Gërdec, në lidhje me ujin, ajrin, tokën dhe pyjet.

Në vijim të rezultavete të analizave Z. Xhuveli propozoi një sërë masash afatshkurtra dhe afatmesme që duhen ndërmarrë.

Zv. Ministri i Financave Z. Shehu foli rreth rolit të Ministrisë së Financave në identifikimin e burimeve të financimit për të dëmtuarit nga tragjedia si dhe administrimi i donacioneve. Po ashtu ai u fokusua në të gjithë masat e ndërmarra nga qeveria në ndihmë të familjeve të viktimave, banorëve, shtëpitë e të cilëve u demtuan si dhe ndihmesën për punëtorët e fabrikës .

Z. Shehu foli në shifra reale për realizimin e zhdemtimit pasuror të familjeve të prekura. Po ashtu, ai u ndal në hapat që mbeten për tu ndërmarrë në kuadër të vlerësimit të dëmit të bizneseve dhe identifikimin e burimit të financimit. Përsa i përket financimit të projekteve nga Ministritë e Linjës, Z. Shehu siguroi qe do të kete kontribute nga buxheti i shtetit.

Ndërsa Ministri i Arsimit dhe Shkencës,z. , Zv. Ministrja e Shëndetësisë Zj. Zamira Sinoimeri, Zv. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Z. Stavri Ristani prezantuan shkurtimisht prioritetet për rindërtimin e zonës së Gërdecit dhe falenderuan komunitetin e donatorëve për ndihmën e dhënë si dhe për angazhimet e tyre në të ardhmen.

Ndërkaq ambasadori i Delegacionit te Komisionit Europian, në Tiranë,  Z.Helmuth Lohan, në emër të Sekretariatit Teknik të Donatorëve përshendeti punën e bërë nga qeveria dhe tregoi gadishmëri nga komuniteti i donatorëve për të bashkepunuar në një plan të integruar ,për adresimin e prioriteteve për rindërtimin e Gërdecit.

Të pranishmit  e vlerësuan takimin si një inciciativë të rëndësishme të qeverisë shqiptare për koordinimin e nevojave prioritare me burimet e financimit për rindërtimin e Gërdecit. Donatorët propozuan hartimin e një dokumenti strategjik për rindërtimin e Gërdecit, për të mundësuar  një ndërhyrje të menjëhershme në zonë dhe monitorimin efektiv të këtij procesi.

Grupi Ndërinstitucional për Koordinimin e Donatorëve në Rastet e Emergjencave Civile kërkoi nga donatorët që të angazhonin fondet e tyre në sektorët e interesit brënda muajit Maj, në mënyrë që ato të përfshiheshin në buxhetin afatmesëm.

Në rast se fondet nga ana e donatorëve nuk bëhen efektive brënda kësaj kohe, qeveria do të akordojë fonde të tjera shtesë për nevojat më imediate të zonës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›