E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Po merren të gjitha masat për të zhvilluar pa pengesa reformën e gjendjes civile

Në  mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri u ndal në mënyrë të veçantë, në reformën e gjendjes civile, të cilën e cilësoi të domosdoshme për tu përshtatur me lëvizjet e mëdha demografike të vendit.

Kryeministri evidentoi se në këtë proces kanë ndodhur disa zhvillime të padëshirueshme, të cilat kanë vështirësuar disa veprime të rëndësishme për banorët. “Komunat e thella, si Dukagjini, Zagoria, Frashëri, Orenja, apo të tjera më radhë, kanë humbur shërbimin e gjendjes civile, por kjo nuk mund të ndodhë më dhe  do të korrigjohet me shpejtësi.”

Kryeministri propozoi ngritjen e disa grupeve të posaçme, të përbërë nga arsimtarë, apo njerëz të tjerë, te përgatitur, të cilët do të pajisen me mjete të nevojshme për të kryer disa veprime të domosdoshme të gjendjes civile, për tu ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave.

“Nuk mund të hapim gjendjen civile, por do të përgatisim arsimtarë ose dikë tjetër , të cilët ti pajisim me mjete, si kompjutera, në të cilin të kenë të memorizuar të gjithë regjistrin e gjendjes civile të zyrës së tyre. Ata do të pajisen me vulë, si dhe me një shtesë në pagën e tyre dhe me një orar të caktuar kundrejt asaj page, në mënyrë që njerëzit të mund të marrin vërtetime, certifikata apo ç’farë u duhet tjetër, në mënyrë që të kryejnë disa nga veprimet më të shpeshta të gjendjes civile. Kjo çështje duhet të marrë zgjidhjen më të mirë.” tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›