Kryeministri Berisha: Ministritë të paraqesin propozimet për reduktimin drastik të lejeve dhe licencave
Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, sot u zhvillua mbledhja e Task Force-s për Reformën Rregullatore dhe lehtësimin e klimës së biznesit.
Duke marrë në analizë progresin e derisotëm të reformave, Kryeministri i kërkoi fuqimisht të gjithë ministrave që brenda një harku kohor dhjetë ditor të paraqesin propozimet për një reduktim drastik të lejeve dhe licencave që aktualisht lëshohen nga institucionet publike.
Eliminimi drastik i lejeve dhe licencave është dhe orientimi më liberal dhe pro biznes dhe njëkohësisht një drejtim i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit.