E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miraton rritjen e pagave për punonjësit e institucioneve buxhetore

Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë projektligjesh dhe vendimesh për përmirësimin e sistemit të pagave dhe rritjen e pagave për punonjësit e institucioneve buxhetore.

Disa nga vendimet e Këshillit të Ministrave janë:

• Projektligji "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj".
• Për miratimin e strukturës dhe të nivelit të pagave të punonjësve me arsim të lartë, në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë.
• Për miratimin e strukturës dhe të nivelit të pagave të punonjësve të infermieristikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë.
• Për strukturën dhe nivelet e pagave të punonjësve të administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
• Për strukturën dhe nivelet e pagave të nëpunësve civilë në institucionet e administratës qendrore, administratës së Presidentit dhe Kuvendit.
• Për miratimin e strukturës dhe të nivelit të pagave të nëpunësve të disa institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit.
• Për mënyrën e organizimit, të funksionimit dhe pagat e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
• Për miratimin e strukturës së pagave të punonjësve të doganave.
• Për pagat dhe shtesat mbi pagë të ushtarakëve të shërbimit pyjor.
• Për miratimin e strukturës, të organikës dhe të pagave të punonjësve të Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe të komisioneve vendore.
• Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve të Shërbimit Informativ Kombëtar, të ndryshuar.
• Për miratimin e strukturës dhe të nivelit të pagave të punonjësve të administratës së prefektit.

Kryeministri Berisha vlerësoi se skema e re e pagave i përmbahet zotimeve të qeverisë. Kjo rritje është rritja më e madhe e pagave që pas vitit ‘93.

Reforma në sistemin e pagave zgjeron fushën e shërbimit civil dhe sjell një rikonceptim të piramidës së pagave, duke vendosur një sistem të ri në kategorizimin e punonjësve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›