Kryeministri Berisha takohet me qytetarë të Peshkopisë
Kryeministri Berisha, pas takimeve elektorale në Burrel e Bulqizë, u ndal në Peshkopi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të rrugës Kukës-Peshkopi. Teksa ecte në bulevardin e qytetit, Kryeministri u emocionua nga mikpritja tepër e ngrohtë e qytetarëve të Peshkopisë. Kryeministri shkëmbeu me ta përshëndetje të përzemërta dhe mes tyre, konsumoi një kafe në një nga kafe-baret e qytetit. Edhe pse kam ardhur shpesh këtu, gjithnjë emocionohem dhe ndjehem si në shtëpi, mes dibranëve, këtyre njerëzve bujarë, mikpritës e punëtorë, do të shprehej Kryeministri pas takimit e bisedave me ta.
31/05/2013