E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, per te mbeshtetur arritjen e objektivave te Projektbuxhetit te vitit 2003 ne fushen e te ardhurave, miratoi nje sere projektligjesh te cilat jane paraqitu

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, per te mbeshtetur arritjen e objektivave te Projektbuxhetit te vitit 2003 ne fushen e te ardhurave, miratoi nje sere projektligjesh te cilat jane paraqitur ne formen e nje pakete te plote fiskale. Kjo pakete do t'i shërbejë thellimit të reformes ne administraten tatimore dhe doganore e cila perfshin reformen organizative dhe strukturore, uljen e evazionit, zgjerimin e bazes se tatimpaguesve etj..

Paketa fiskale permban këto projektligje e vendime:
Projektligjin "Mbi disa ndryshime në Ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999, "Per procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë"".
Ky projektligj permban disa ndryshime te diktuara nga praktikat e deritanishme te zbatimit te ligjit ekzistues, sic jane: Caktimi i nje radhe pagese per detyrimet tatimore te papaguara ndaj buxhetit te shtetit, te tatimpaguesve te ndryshem; Interesat per pagese te vonuar te tatimeve që në projektligj propozohet te ulen ne kufij me logjike, duke i perafruar ato me interesin maksimal te Bankes se Shqiperise; si dhe ne rastet kur tatimpaguesit nuk paguajne detyrimet tatimore, propozohet t'i krijohet mundesia administrates tatimore qe, pervec masave te sekuestrimit, te vendose edhe masen e mbylljes se veprimtarise ekonomike, apo te falimentimit, te atyre tatimpaguesve qe nuk paguajne detyrimin e tyre tatimor.
* * *

Projektligji: "Per tatimin vendor mbi biznesin e vogel" është një tjetër projektligj që miratoi Këshilli i Ministrave në kuadër të paketës fiskale.

Tatimi vendor mbi biznesin e vogël është një tatim vendor, i klasifikuar si e ardhur e bashkive dhe komunave, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 8652, dt. 31.7.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".

Ky projektligj synon rritjen e interesit te organeve te qeverisjes vendore per evidentimin, regjistrimin dhe pagimin e detyrimeve tatimore nga te gjithe personat qe ushtrojne aktivitet biznesi ne territorin e cdo njesie te qeverisjes vendore.
Në kuadrin e decentralizimit të qeverisjes vendore programohet ndryshimi i sistemit ekzistues të tatimeve ndaj biznesit të vogël. Sipas projektligjit çdo vendndodhje e biznesit duhet te tatohet më vete dhe kur këto vende biznesi bien nën juridiksionin e organeve lokale të ndryshme, tatimpaguesi duhet t'i regjistrojë ato veçmas në organin tatimor respektiv përgjegjës për secilën vendndodhje. Ky tatim bazohet në tatimin territorial të vendndodhjes së biznesit. Pra, pavarësisht nga vendndodhja e rezidencës së tatimpaguesit, tatimi derdhet në buxhetin e bashkisë ose komunës ku ndodhet vendi i ushtrimit të biznesit.

Tatimi lokal mbi biznesin e vogël do të jetë një takim me kuota fikse.

* * *

Këshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore".

Ky projekligj ka të bëjë me klasifikimin e mallrave dhe me nomenklaturën. Ky ndryshim kodifikimi ka për qëllim të sjellë me nomeklatrurën e kombinuar të BE të vitit 2002. Ndryshimi i kodifikuar vjen si pasojë e studimeve që bëhen në lidhje me tregtinë ndërkombëtare.

Ky projektligj synon të reflektojë ndryshimet sipas angazhimeve të OBT për vitin 2003; ndryshimet në nomenklaturën e mallrave; kërkesat dhe nevojat e biznesit për të nxitur prodhimin vendas, kërkesat e ministrive të linjës për mbrojtjen e politikave sektoriale etj.

***
Po kështu në mbledhjen e sotme të Qeverisë u adoptua edhe Projektligji: "Per sistemin e taksave kombëtare".

Hartimi i këtij projektligji eshtë i lidhur me ndryshimet me procesin e Decentralizimi Fiskal. Ky projektligj konsiston ne rregullimin e ligjit per sistemin e taksave ne vendin tone si dhe me heqjen e taksave vendore, duke lene ketu vetem taksat kombetare.

Në projektligjin e ri të gjitha pagesat e taksave të cilat aplikohen me dollarë amerikanë, janë konvertuar ne EURO, nisur nga fakti se pjesa dërrmuese e taksave me valutë janë me vendet e zonës së EURO-s. Projektligji parashikon edhe lehtësi për pasaportat e udhëtimit si dhe për zgjatjen e afatit të pasaportës. Kjo bëhet për të ndihmuar emigrantët shqiptarë jashtë vendit.

Në projektligj janë përfshirë edhe dy taksa të reja për ambjentin, konkretisht taksa për karbonin dhe taksa e ambalazhit plastik të lëngjeve. Të ardhurat nga këto taksa do të përdoren për investime, për rehabilitimin fizik të mjedisit , për projekte studimore, për ndërgjegjësim e monitorim mjedisor, për edukim e trajnim mjedisor, vecanërisht në fushën e mbrojtjes së cilësisë së ajrit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane sipas planit të buxhetit vjetor.

Taksat e vendosuara janë mbi produktet që dëmtojnë mjedisin. Këto taksa do të vendosen mbi benzinën, gazoilin dhe mbi ambalazhet plastike.

* * *

Projektligji "Per akcizat në Republikën e Shqipërisë", që miratoi Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme u hartua si një nevojë për të përmirësuar kuadrin ligjor aktual të akcizës me qëllim që t'i përgjigjet nevojës së një administrimi më efektiv duke mbajtur parasysh faktin se një ligj akcize ka të bëjë me kontrollin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes dhe lëvizjes së mallrave të akcizës.

Projektligji është draftuar në një linjë me BE-në. Kjo i përgjigjet reformës legjislative tatimore për të njehsuar legjislacionin tatimor me atë të BE-së në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe në përputhje me programin e Qeverisë. Pra projektligji synon në perafrimin me regjimin e akcizave te vendeve te Bashkimit Evropian, sidomos persa i perket llojit te tarifave dhe skemave te kontrollit.

Projektligji përcakton një numër masash kontrolli mbi prodhimin, lëvizjen, magazinimin dhe tregtimin e mallrave të akcizës, mbi mbajtjen e dokumentacionit dhe regjistrimeve përkatëse nga ana e tatimpaguesve, mbi llogaritjen e detyrimeve për akcizën dhe pagimin e tyre, etj, te cilat nuk i përmban ligji aktual. Disa nga akcizat në vendin tonë vazhdojnë të jenë si tatim mbi vlerë "ad valorem" , ndërsa në Europë akcizat vendosen specifike (lekë për njësi).

Akciza është një taksë e cila vendoset mbi konsumin e një grupi mallrash të veçanta, të ashtuquajtura të forta, si pije alkolike, cigare, nënprodukte të naftës, etj., me anën e së cilës shteti bën politika buxhetore. Projektligji synon të implementojë edhe mjaft ndyshime për të qënë një ligj akcizash bashkëkohor.

Projektligji për Akcizat në Republikën e Shqipërisë ka disa avantazhe kryesore si:
Zevendesimin e tarifave ne perqindje "ad valorem" me tarifa specifike fikse. Ky zevendesim synon ne thjeshtimin e sistemit dhe per rrjedhojë ne uljen e metejshme te shmangieve nga pagimi i akcizave; caktimi i rregullave për cdo person që do të merret me mallra të akcizueshme; përcakton mënyrat e kontrollit të dokumentacionit mbi prodhimin e mallrave të akcizueshëm, mbi lëvizen e mallrave, magazinimin e tyre, si dhe detyrimet e shoqërive për të mbajtur regjistrimet përkatëse; përcakton qartë mënyrat e llogaritjes së akcizës, momentin e lindjes së detryrimeve për akcizën, kohen e pagimit të akcizave nga ana e tatimpaguesve, si për mallrat që tatohen nëpërmjet pullës fiskale, ashtu edhe për mallrat e tjera të akcizueshme. Gjithashtu projektligji sjell edhe nje risi tjeter: Futjen e konceptit te regjimit te pezullimit tatimor, qe do te thote qe prodhimi dhe ruajtja e mallrave te akcizes duhet te kryhet ne kuadrin e marreveshjeve per pezullimin tatimor.

Zevendesimi i tarifave ne perqindje "ad valorem" me tarifa specifike fikse, të cilat thjeshtësojnë sistemin e llogaritjes, administrimi dhe kontrolli është i arsyeshem sepse akciza nuk bazohet në vlerën e mallit, por në njësinë fizike të tij, si për prodhimin e brendëshëm ashtu edhe për atë të importit. Me akciza specifike nuk diskutohet vlerësimi i çmimeve, meqënëse tatimi nuk bazohet në vlerën, por në njësinë fizike të produktit.

Nisur nga ky zëvendësim synohet shmangia e efektit te faturave fallco, që nuk paraqesin çmimin real të mallrave, shmangjen e rasteve të praktikave triangolare si dhe eleminimin e pengesave të tilla administrative si ato të lidhura me faktin që përgjigjet merren për kërkesat tona për investigimin e faturave nga shërbimet doganore homologe, janë shumë të vonuara në kohë.
Ky zëvendësim është një hap i mirë drejt shmangieve nga pagimi i akcizave.
* * *

Një tjetër projektligj që u miratua nga Këshilli i Ministrave është edhe ai: "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, dt 24.12. 1998, "Per tatimin mbi te ardhurat"".

Ky projektligj e ka bazen ne ridefinimin e konceptit mbi biznesin e vogel, me një komponent të tatimit me karakter vendor.
Me ndryshimet që bëhen ne kete projektligj do të kemi tashme dy forma te llogaritjes se tatimit mbi fitimin:
· Tatimin mbi fitimin (mbi rezultatin neto), pagues te se cilit do te jene subjektet e regjistruar ne TVSH;
· Tatimin e thjeshtuar mbi fitimin (tatimin mbi te ardhurat bruto), pagues te se cilit do te jene subjektet qe nuk jane regjistruar ne TVSH.

Nje ndarje e tille behet me qellim thjeshtezimin e menyres se mbajtjes se llogarive dhe deklarimit per subjektet relativisht te vegjel.

* * *

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua edhe vendimi "Per miratimin e nomenklatures se kombinuar te mallrave".

Ky vendim miratohet nisur nga nevoja për të njehsuar nomenklaturën e kombinuar të mallrave me ndryshimet e BE dhe sistemin e harmonizuar. Gjatë kësaj periudhe janë siguruar edhe ndryshimet e fundit ne BE në këtë nomenklature dhe si përfundim në vitin 2003 Administrata Doganore do të dalë me Nomenklaturën e Kombinuar idem, me versionin e BE 2003. Ndyshimi i kodifikimit vjen si pasojë e studimeve që bëhen në lidhje me tregtinë ndërkombëtare

Gjatë kësaj periudhe u bë një punë që nuk ishte bërë për 5 vjet me radhë dhe konstatohet se janë future rreth 1200 kode të reja dhe janë hequr afërsisht po aq kode të vjetra.

Azhornimi i Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave është një domosdoshmëri për arsye se:

· Gjithe vendet e rajonit, me te cilet kemi lidhur apo do te lidhim Marreveshje te Tregtise se Lire, e azhornojne nomenklaturen e tyre cdo vit, pra normalisht duhet te jemi ne te njejten linje me ta.
· Me teper ma hapjen e negociatave me BE-ne, kodifikimi I njejte I mallrave eshte nje nga kriteret baze ne fushen e legjislacionit doganor. Kjo u verejt edhe ne takimin me delegacionin e BE-se ne tetor te ketij viti.
· Miratimi i nje Ligji qe ndryshon ligjet e vjetra eshte i veshtire, pasi ky vit ka nje sere ndryshimesh ne numer kodesh tarifore.
· Nomonklatura dhe tarifa doganore e 1999 eshte I vështirë ne perdorim praktik te tij sepse nuk pasqyron ndryshimet e tarifave ne vite.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›