Sot, ne oren 16.30, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano filloi mbledhja e Keshillit te Ministrave, me tematike "Miratimin e projektbuxhetit te vitit 2003 dhe nxitjes se reformes fiskale".
Sot, ne oren 16.30, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano filloi mbledhja e Keshillit te Ministrave, me tematike "Miratimin e projektbuxhetit te vitit 2003 dhe nxitjes se reformes fiskale".
Sot Këshilli i Ministrave miratoi Projekligjiin "Për buxhetin e shtetit të vitit 2003".
Projektbuxheti i vitit 2003, synon të pasqyrojë politikat ekonomike, financiare e sociale, qe do te zbatohen gjate vitit te ardhshem nga Qeveria shqiptare. Buxheti i vitit 2003 siguron qëndrueshmerinë e zhvillimit ekonomik të arritur gjatë viteve të fundit, konsolidon më tej stabilitetin makroekonomik dhe qëndrueshmërinë fiskale, duke iu përmbajtur me rigorozitet objektivave prioritare të përcaktuara nga Qeveria. Të gjitha ministritë e linjës kanë përzgjedhur projektet prioritare nga programet sektoriale e rajonale dhe kanë bërë prioritarizimin e tyre mbi këtë bazë kriteresh që maksimalizojnë impaktin ekonomik e social, efikasitetin ekonomik, nivelin e mbrojtjes së mjedisit e të parandalimit të dëmtimit të tij, shkallën e reduktimit të varfërisë dhe ndikimin në zhvillimin e integruar sektorial, rajonal dhe kombëtar.
Gjatë periudhës 1997-2002, janë kryer hapa të rëndësishëm drejt stabilizimit e konsolidimit të institucioneve të demokracisë, të ekonomisë së tregut dhe të hedhjes së bazave për një rritje ekonomike të qëndrueshme. Me krijimin e kuadrit të përshtatshëm në periudhën 2000-2005, vendi është futur në fazën e zhvillimit të programuar në nivel sektorial, rajonal e kombëtar duke arritur fillimisht të hartohen, krahas programeve afatmesme të zhvillimit, edhe strategji afatgjata, duke hapur kështu rrugën për hartimin e një Dokumenti Integral të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Social-Ekonomik. Ky dokument ka shërbyer si bazë për marrëveshjet me FMN e BE si dhe me mjaft kredi e financime nga organizma ndërkombëtare e bilaterale janë vënë në dispozicion të realizimit të objektivave prioritare të përcaktuar dokumentin e miratuar në parim nga Qeveria.
Programet, projektet dhe aksionet e Qeverisë janë në koherence të plotë me objektivat dhe projektet e zhvillimit, tashmë të programuara dhe miratuara në nivelet me të larta të vendimmarrjes dhe të gjithëpranuara nga forcat politike, komunitetet e biznesit, aktorët e shoqërisë civile dhe institucionet financiare ndërkombëtare e ato donatore multi e bilaterale të cilat kanë një vektor të përbashkët: përafrimin dhe integrimin përmes procesit të stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian dhe standartet e vendeve të zhvilluara.
Programi buxhetor i vitit 2003 financon programe e projekte te hartuara në funksion të realizimit të objektivave dhe drejtimeve prioritare të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të vendit dhe të alokuara në Programin Buxhetor Afatmesëm 2003-2005, ku sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, mbrojtja sociale, mjedisi etj., do të vazhdojnë të mbeshteten e financohen me përparësi. Mbi këtë bazë Projektbuxheti i Shtetit për vitin 2003 synon të pasqyrojë politikat ekonomike, financiare e sociale, që do të zbatohen gjatë vitit 2003.
Projektbuxheti i këtij viti i jep prioritet sektorit të shëndetësisë me synim përmirësimin e shërbimit parësor, ndërsa në sistemin shkollor fonde të konsiderueshme do të përqëndrohen në përmirësimin e mësimdhënies dhe rritjen e nivelit të arsimit. Kujdes do të vazhdohet të tregohet në shërbimet sociale.
Edhe për vitin e ardhshëm është parashikuar një rritje realiste e pagave dhe pensioneve.
Projektbuxheti i Shtetit për vitin 2003 është hartuar gjithashtu në përputhje me kuadrin e marrëveshjes së përbashkët trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe pas negociatave të zhvilluara gjatë muajit tetor për Memorandumin shtesë të përvitshëm të kësaj marrëveshjeje.
Gjatë vitit 2003 do të mbështetet infrastruktura dhe në mënyrë të veçantë sektori energjetik duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së plotë të problemit të energjisë.
Në buxhetin e këtij viti kujdes të veçantë i kushtohet edhe programit të investimeve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, sistemit rrugor e rrjetit ujësjellës-kanalizimeve, me qëllim që të minimizohen apo parandalohen dëmet që mund të shkaktohen nga faktorë natyrorë.
Një progres i dukshëm synohet në thellimin e procesit të decentralizimit ku janë projektuar me kujdes veprime ne drejtim të decentralizimit dhe të autonomisë fiskale, konform programit të veprimit, mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Decentralizimit.
Në Projektbuxhetin e Shtetit të vitit 2003, në kuadrin e reformës në administratën publike dhe menaxhimin e shpenzimeve publike, është treguar kujdes maksimal jo vetëm për të pasqyruar shpenzimet në përputhje me klasifikimin sipas standarteve ndërkombëtare, por edhe përmes rritjes së kapaciteteve në Ministrinë e financave dhe gjithë ministritë sektoriale. Vemendje e veçantë i është kushtuar rritjes së shkallës së thithjes së financimeve të huaja nëpërmjet një koordinimi më të mire te projekteve, zgjidhjes së problemeve legale, sigurimit të fondeve të nevojëshme për kosto lokale etj.
I gjithe projektbuxheti 2003, mbeshtetet në një analizë realiste të arritjeve dhe faktorve që përcaktuan situatën ekonomike e sociale të vitit 2002; ne rritjen e kujdesshme e motivuese te te ardhurave te buxhetit te shtetit; ne thellimin e reformave ne administrimin e te ardhurave tatimore dhe doganore; ne luften kunder evazionit fiskal, korrupsionit, kontrabandes dhe ne rritjen e kapaciteteve ne keto administrata dhe rritjen e klimës miqësore në komunitetin e biznesit.
Programi buxhetor për vitin 2003 mbështetet në një mjedis të favorshëm makroekonomik, ku rritja ekonomoke parashikohet të arrijë në 6 përqind, përkundrejt nivelit të kontrollueshëm të inflacionit, i cili projektohet të mbetet në nivelin 2-4 përqind.
Projektbuxheti i Shtetit i vitit 2003 ka disa tipare themelore si,: Rritje realiste e te ardhurave buxhetore, vecanerisht e atyre tatimore e doganore, duke i dhene perparesi reformave strukturore ne administratat tatimore dhe doganore dhe optimizimit te barres fiskale; Rritje e shpenzimeve buxhetore, duke u fokusuar me teper ne alokimin drejt atyre prioritare dhe ne rritjen e efektivitetit te perdorimit te tyre;Rritje e shpenzimeve kapitale vecanerisht ne sektoret qe i hapin rruge zhvillimit ekonomik e social si dhe biznesit; Vazhdimi i tendences se uljes se deficitit te pergjithshem buxhetor, vecanerisht atij te financuar nga burime te brendeshm; Nje stad me i avancuar ne zbatimin e programit te decentralizimit dhe te autonomise financiare te pushtetit vendor.
Buxheti i Shtetit I vitit 2003 synon të arrijë disa Objektiva si: Zbatimi i Programit të Qeverisë, bazuar në Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social te vendit, në funksion të perputhjes së prioriteteve te zhvillimit me kryerjen e reformave per realizimin e procesit të stabilizim-asociimit me Bashkimin Evropian, integrimin ne NATO, decentalizimin; Ruajtjen e stabilitetit makroekonomik te vendit, nepermjet vazhdimit te rritjes ekonomike dhe kontrollit mbi inflacionin; Forcimin e metejshem te qendrueshmerise fiskale, nepermjet rritjes se te ardhurave tatimore e doganore, permiresimit te metejshem te administrimit fiskal, luftes kunder evazionit fiskal, kontrabandes, korrupsionit, ekonomise informale etj.
Niveli i te ardhurave gjithsej per vitin 2003, eshte parashikuar te kete nje rritje prej rreth 14.5 perqind ne krahasim me nivelin e pritshem deri ne fund te vitit 2002. Kjo rritje i dedikohet kryesisht rritjes se te ardhurave tatimore, si dhe te ardhurave nga pushteti vendor dhe atyre nga kontributet shoqerore. Parashikimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat eshte bere ne menyre me të kujdesshme kete vit, duke vleresuar e analizuar nivelin e pritshëm të të ardhurave për vitin 2002 dhe duke reflektuar si nivelin e rritjes ekonomike te programuar, futjen ose optimizimin e disa taksave; uljen e tarifave doganore si rrjedhoje e detyrimeve nga OBT-ja dhe rritjen e mireadministrimit fiskal.
Ne total te ardhurat nga tatimet dhe doganat do te rriten me rreth 14.1 miliarde leke, kundrejt parashikimit te vitit 2002.
Nga ana tjeter kjo rritje do te vije si rezultat i zbatimit te paketes së re fiskale e reformes ne administraten tatimore dhe doganore e cila perfshin reformen organizative dhe strukturore, uljen e evazionit, zgjerimin e bazes se tatimpaguesve etj.