Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme të radhës, miratoi një paketë aktesh ligjore për reformën në shëndetësi. Kështu u miratua vendimi "Për miratimin e strategjisë afatgjatë tÃ
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme të radhës, miratoi një paketë aktesh ligjore për reformën në shëndetësi. Kështu u miratua vendimi "Për miratimin e strategjisë afatgjatë të zhvillimit të sistemit shëndetësor shqiptar".
Miratimi i Strategjisë ka që qëllim reformimin e sistemit shëndetësor aktual, duke u bazuar në modelet e suksesshme bashkohore, implementimi i të cilave kërkon ndryshimin e mekanizmave bazë të organizimit, financimit dhe menaxhimit, për të bërë të mundur sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor pëp popullatën.
Hartimi i politikave, strategjive dhe planeve kombëtare të zhvillimit të sistemit shëndetësor, do të realizohet nëpërmjet përmirësimit të vetë strukturës organizative të Ministrisë së Shëndetësisë ë disa drejtime:
•Zhvillimi i sistemit shëndetësor privat
Krahas politikave nxitëse e lehtësuese do të përmirësohet legjislacioni në këtë fushë, standartet e strukturat kontrolluese e monitoruese ëpr t ëmbrojtur shëndetin e popullsisë nga abuzimet e praktikat e dëmshme.
•Decentralizimi i shëndetësisë
Synohet drejt autonomisë së shërbimeve shëndetësore, nëpërmjet financimit të tyre nga fondi i sigurimeve shëndetësore
•Burimet njerëzore
Hartimi i një plani kombëtar afatmesëm e afatgjatë të burimeve njerëzore, aplikimi i mekanizmave efektivë e shpërblyes, institucionalizimi i edukimit të vazhdueshëm, ngritja e Shkollës së Shëndetit Publik e të Menaxhimit Shëndetësor etj. janë strategjitë për krijimin e një sistemi kombëtar të burimeve shëndetësore të plotë e të aftë të realizojë misionin e tij.
•Financimi
Është një nga sfidat më të vështira që po përballon sistemi shëndetësor. Zgjerimi i bazës së burimeve financiare, masës së financimit dhe kosto-efektivitetin e përdorimit të tyre do të realizohen nëpërmjet shtimit të fondeve publike për shëndetësinë, zgjerimit dhe forcimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, ëprmirësimit të mekanizmave të kontraktimit etj.
•Shërbimi i Shëndetit Publik
Strategjitë për të ruajtur e përmirësuar shëndetin publik, i cili është më i konsoliduara në vendin tonë, synojnë në ruajtjen në nivel qendror e rajonal të këtij funksioni, forcimin e kapaciteteve të promocionit deh edukimit shëndetësor, bashkëpunimit rezultativ me pushtetin vendor.
•Shërbimi dentar
Privatizimi total i këtij shërbimi me futjen e skemës së sigurimeve shëndetësore ëpr fëmijët, forcimi i funksionimit parandalues, strandartizimi i çmimeve, forcimi i kontrollit etj. do të jenë strategjitë dhe zgjidhjet në këtë sektor.
•Shërbimi farmaceutik
Prioritetet do të jenë forcimi i sistemit të moitorimit e kontrollit, miratimi dhe përdorimi i praktikës më të mirë të fabrikimit, ruajtjes dhe tregtimit të barnave, kontrolli mbi abuzimet në çmime etj.
Kjo Strategji është hartuar duke patur parasysh edhe dokumenta të BE-së në këtë fushë.
***
Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin: "Për krijimin dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit Shtetëror për Planifikimin Spitalor".
Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Komitetit Shtetëror për Planifikimin Spitalor, si organ këshillimor pranë ministrit të Shëndetësisë. Në vendim përcaktohet qartë objekti i punës së këtij komitetit: përgatitja dhe paraqitja e e Planit kombëtar Spitalor për një periudhë tre vjeçare. Plani Kombëtar spitalor nënkupton një proces diskutimi, konsensusi e transparence mbi zhvillimet që do të vijojnë në fushën e kujdesit spitalor për një periudhë të përcaktuar zhvillimi dhe që çon më tej reformën në sistemin shëndetësor.
Ky Komitet miratohet nga ministri i Shëndetësisë per një periudhë 3 vjeçare dhe ka në përbërje të tij 11 anëtarë, me një përfaqsim të gjërë, si ekspertë dhe përfaqësues nga fusha e mjeksisë, financave, punës e çështjeve sociale, sigurimeve shoqërore, nga shkollat e larta të mjekësisë, sindikatave e shoqatat e pacientëve.
Ky vendim merret në zbatim të Ligjit "Mbi shërbimin spitalor" dhe është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave e atë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe synon përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian.
***
Këshilli i Ministrave miratoi edhe një tjetër vendim në fushën e shëndetësisë "Për miratimin e procedurave, tarifave dhe masën e mbulimit të shërbimeve ekzaminuese unikale, terciare, të përfshira në sigurimin shëndetësor".
Në ndryshimet që i janë bërë ligjit nr.7870, në mars të këtij viti, është parashikuar që të përfshihen në skemën e mbulimit nga sigurimet shëndetësore aparaturat më bashkëkohore, që lejojnë zbulimin e pathollogjive të rënda në kohë më të shpejtë e me saktësi të madhe, të cilat më parë ishin të padiagnostikuara. Këto janë:
- rezonanca magnetike, aparaturë që mundëson ekzaminimin e tërë organeve dhe sistemeve, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë që ka kushtuar 1.1 milion dollarë;
- tomografia e komjuterizuar ose CT-scan, që mundëson gjithashtu ekzaminimin e plotë të organizmit, jo vetëm si mjet diagnostik, por edhe kurativ, i cili ka kushtuar 300 000 USD;
- mamografia për ekzaminimin e gjirit, që ka kushtuar 140 000 USD; aparati për shkrirjen dhe nxjerrjen e gurëve të veshkave që eviton operacionin, që është një aparaturë unike për spitalet publike që ka kushtuar 500 000 $;
- aparati që mundëson vlerësimin e furnizimit me gjak të zemrës dhe gjendjen e enëve të gjakut, bllokimi i të cilave sjell infarktin e miokadrdit, i vetimi kabinet në vendin tonë që ka kushtuar 1 mlion e 200 000 $;
- fibrogastrocopia që lejon pamjen nga brenda stomakut dhe duodenit, që mundëson zbulimin e sëmundjeve të ndryshme të këtyre organeve dhe që mundëson ndalimin e këtyre sëmundjeve pa patur nevojën e kirurgjisë, dhe që kushton rreth 100 000 $ etj.
Vendimi i Qeverisë parashikon procedurat e mbulimit të këtij shërbimi nga sigurimet shëndetësore ku elementi kryesor është rimbursimi i shpenzimeve ndaj QSU dhe evidentimi i personave të siguruar që e përfitojnë këtë shërbim.
Lidhur me trajtimin e pacientëve të shtruar në spitalet publike edhe ata do të evidentohen si pacientë të siguruar, shpenzimet për të cilët do të mbulohen nga sigurimet shëndetësore.