Pas takimit dhe bisedimeve zyrtare, Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano dhe ai i Maqedonisë, Hari Kostov, kanë bërë një deklaratë para medias së pranishme. Kryeministri HARI KOSTOV: Fill
Pas takimit dhe bisedimeve zyrtare, Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano dhe ai i Maqedonisë, Hari Kostov, kanë bërë një deklaratë para medias së pranishme.
Kryeministri HARI KOSTOV: Fillimisht shpreh kënaqësinë të jem mikrites i Kryeministrit Nano dhe delegacionit të Republikës së Shqipërisë këtu në Shkup edhe për faktin se është Kryeministri i parë që pres në këtë detyrë. Konstatuam bashkarisht që bashkëpunimi mes dy vendeve është në zhvillim e sipër duke njohur progres. Për këtë flasin dhe marrëveshjet e nëshkruara deri tani, ku dhe ju ishit dëshmitarë të nëshkrimit të katër marrëveshjeve të rëndësishme.
Gjithashtu theksuam dhe interesin e përbashkët të dy shteteve për të bashkëpunuar, veçanërisht pë integrimin euroatlantik, promovimit të bashkëpunimit rajonal, pjesëmarrjen në koalicionin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, gjë që ndihmon në zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Në këtë drejtim, në mënyrë positive vlerësuam dhe bashkëpunimin në kuadër të Kartës së Adriatikut. Konsiderojmë se ky proces deri në këtë periudhe ka dhënë rezultate të kënaqëshme dhe presim që në Samitin e Stambollit të konfirmohet avancimi i përpjekjeve i Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë, në kuadër të antarësimit në Nato dhe të konfirmojë politikën e dyerve të hapura për antarësim në NATO.
Gjithashtu vlerësuam se duhet të nxitet bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve. Tre vitet e fundit kane shënuar një rritje dinamike të bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar mes dy vendeve, megjithatë ka mundësi për rritje të këtyre shkëmbimeve. Takimi i biznesmenëve të të dy vendeve do të jetë një kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ku përfshihen dhe ato ekonomike, të cilat janë të një rëndësie të veçantë.
Kryeministri FATOS NANO: Kam nderin dhe kënaqësinë të përkthej në shqip të njëjtat mesazhe që dha Kryeministri Hari Kostov. Pata privilegjin të kem takimin e parë me Kryeministrin tuaj të ri pas konstituimit të qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë dhe pas bisedimeve të frytshme mes delegacioneve të të dy vendeve të vlerësoj me të njëjtin vullnet dhe dëshirë se ka ardhur koha për një etapë të re më cilësore dhe për më shumë përmbajtje në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Duke shfrytëzuar këtë rast për të shprehur sërisht respektin dhe vlerësimin e lartë të qeverisë dhe të popullit shqiptar për humbjen në mënyrë tragjike të Presidentit Trajkovski, kam rastin të konstatoj se jam në këtë sallë për hërë të dytë gjatë gjashtë viteve të fundit.
Një tjetër protagonist i marrëdhënive të shkëlqyera shqiptaro-maqedonase ka marrë presidencën e vendit, miku im Cervenkovski dhe unë jam i lumtur që me zotin Kostov, që kryeson qeverinë aktuale, mundëm të shtojmë numrin e marrëveshjeve dypalëshe që zgjerojnë partneritetin mes dy vendeve tona. Ashtu siç theksuam dhe kostatuam me të njëjtin vlerësim në bisedime, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase janë një model i shkëlqyer bashkëjetese dhe bashkëpunimi për të gjithë rajonin dhe kjo është bërë e mundur jo vetëm për shkak të zbatimit të suksesshëm dhe me përgjegjësi të Marrëveshjes së Ohrit në vendin tuaj, por dhe gjithshtu me marrëveshjet e reja dhe me të tjera që do të pasojnë, me rregullimin thuajse të plotë të marrëdhënive dhe të shkëmbimeve midis dy vendeve tona, veçanërisht për shkak të përfshirjes së më shumë përfaqësuesve, aktorëve dhe kontribuesve në këtë marrëdhënie shumë dimensionale, duke përfshirë dhe operatorët ekonomikë, bisnesmenët, të cilët dhe këtë herë do të nëshkruajnë kontrata të reja në takimet mes tyre.
Maqedonia jeton një periudhë të rëndësishme reformash decentralizimi dhe shfrytëzoj këtë rast që të uroj që të ketë konsesus të plote të partive të koalicionit në qeveri për miratimin e paketës së decentralizimit dhe zbatimit me konsesus të saj.
Por ka dhe një periudhe decetralizimi në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Marrëdhënieve dhe dialogut të shkëlqyer politik në nivele të larta drejtuese të dy shteteve tona po i përgjigjen dhe do t'i përgjigjen në kohe më mirë marrëdhëniet e bashkëpunimit midis nivele të ndryshme institucionale të administratave publike, të policive, të strukturave të mbrojtjes, të ushtrive, të shërbimeve inteligjente dhe operatorëve tonë. Është një bashkëpunim që do të vazhdojë të zgjerohet mes dy vendeve tona në fushën e kulturës, arsimit, shkencës, si dhe kontributi i drejtpërdrejtë i kompanive të të dy vendeve në programet e zhvillmit prioritar të infrastrukturave të lëvizjes së lirë midis dy vendeve tona dhe ato që lidhin rajonin me tregjet globale. Krahas kompanive të rëndësishme publike dhe private shqiptare që operojnë në tregun e Maqedonisë, në të dy vendet tona, duke nxjerre në pah karakterin komplementar të strukturave ekonomike dhe formimin e një tregu rajonal, në kuadër të hapjes dhe integrimit europian të rajonit tashmë operojnë të njëjtat banka ndërkombëtare që mbështesin programet dhe angazhimet e të dy qeverive për të disiplinuar flukset financire dhe për të luftuar ekonominë e hijes dhe zgjeruar kalanelet dhe transaksionet ekonomike finaciare dhe tregtare mes dy vendeve tona. Ky fluks shkëmbimesh dhe lëvizjes së lira midis shtetasve dhe operatorëve të dy vendeve kryhet në një situatë dhe klimë më të sigurt jo vetem për shkak të partneritetit të suksesshëm të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë me Kartën e Adriatikut për antarësim në NATO, por dhe për shkak të programeve të bashkëpunimit midis ushtrive tona, policive dhe shërbimeve informative, që duke zbatuar të njëjtën strategji të NATO-s për menaxhimin e kufijve po korrin suksese të dukshme dhe të përbashkëta në luftën kundër trafiqeve dhe çdo rreziku tjetër që do të kërcënonte stabilitetin e vendeve tona.
Kam kënaqësinë të vlerësoj se ne presim me të njëjtin angazhim dhe vlerësim Samitin e Stambollit të NATO-s për konkretizimin e mëtejshëm të politikës së dyerve të hapura për antarësimin e vendeve tona dhe të vlerësoj se bashkëpunimi i vendeve të Adriatikut po bëhet transadriatik, siç është bashkëpunimi transatlantik, me mbështetjen prioritare që japin vendet, siç është Italia, Greqia dhe Turqia për kualifikimin e mëtejshëm të vendeve tona në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ne besojmë se dhe marrëveshja e Ohrit është një bashkëmodel i bashkëjetesës dhe i zhvillimit të marrëdhënive të komuniteteve të ndryshme etnike për të gjithë rajonin. Ne mbështesim pa rezerva dhe inkurajojmë progres të mëtejshëm në përmbushjen e të gjitha angazhimeve që bashkojnë koalicionin e sotëm që qeveris Maqedoninë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe e konsiderojmë këtë si një faktor suksesi dhe stabiliteti për këtë koalicion dhe në sfidat e ardhshme elektorale.
Më në fund ne ndajmë të njëjtat vlerësime me ato të aleatëve tane të mëdhenj në Brukses apo Washington për të ardhmen e rajonit, për bashkëpunimin rajonal dhe për zgjidhjen sipas standarteve euroatlantike të problemeve ende kritike në rajonin tonë, veçanërisht në kryeqytetet fqinje, në Prishtinë, Beograd, Podgoricë. Rruga e bashkëjetesës dhe integrimit të konsoliduar dhe me Bashkimin Europian, dhe me procesin e sigurisë euroatlantike që ka përfshirë rajonin, përcakton një të ardhme të qartë dhe të sigurtë për këto komunitete.
Une e informova Kryeministrin Kostov për ndarjen e të njëjtave vlerësime me kryeministrat e tjerë të rajonit në takimin informal në Tirane para pak ditësh, vlerësimin nxitës të përbashkët të Kryeministrit kroat dhe atij boshnjak për progresin e mëtejshëm të statusit të Maqedonisë në marrëdhënie me BE-në pas kërkesës për anëtarësim, për progres të mëtejshëm të Bosnje-Hercegovinës në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n, forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të Kosovës me procesin e angazhimit të stabilizimit dhe asocimit me Bashkimin Europian si politikë e përmbushjes së standarteve që çojnë në një status të qartë dhe Prishtinën si entitet europian në rajon, si dhe shpresojmë për zhvillimin edhe të Unionit Serbi-Mali i Zi në të njëjtën rrugë, duke kapërcyer problemet kritike që lidhen me situatën zgjedhore dhe post zgjedhore në këtë vend fqinj.
Ne kemi vendosur të intensifikojmë më tej marrëdhëniet dhe vizitat e nivelit të lartë midis nesh. Jemi të sigurt që në të ardhmen e afërt të dy Presidentët, z.Moisiu dhe z.Cervenkovsiki, do të nëshkruajnë Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve dhe se z. Kostov do të vizitojë në të ardhmen e afërt Tiranën dhe do të vazhdojë dhe, më tej, në krijimin e produkteve të reja në shkëmbimet midis dy vendeve tona.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për hapat që mund të merren për lehtësimin e regjimit të vizave mes dy vendeve, Kryeministri Nano u shpreh:
Bashkëpunimi për integrim europian nuk është një faktor që largon kryeqytetet apo i bën më të pakalueshëm kufijtë midis dy vendeve tona. Pas diskutimit substancial misis dy ministrive tona të Jashtme lidhur me këtë çështje unë gjeta hapësirën e duhur për ti kërkuar dhe mirëkuptimin e Kryeministrit Kostov për të ecur në drejtim të lehtësimit të procedurave dhe shpresoj së shpejti të zgjerimit të hapësirave të lëvizjes pa viza midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Folëm për kontribut të Shqipërisë dhe Maqedonisë në nismat rajonale për krijim të një zone të lëvizjeve të lira në Ballkan me viza shengen apo lehtësira që burojnë nga marrëveshje dy ose më shumë palëshe, të cilat përshpejtojnë integrimin tonë të përbashkët.