Kryeministri Fatos Nano gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup të Maqedonisë u takua me zotin Ali Ahmeti Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë.
Kryeministri Fatos Nano gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup të Maqedonisë u takua me zotin Ali Ahmeti Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë.
Kryeministri Nano vlerësoi pjesëmarrjen aktive në koalicionin qeverisës dhe bashkëpunimin konstruktiv me parterët maqedonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Më tej Kryeministri Nano theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transparent mbi bazën e programeve dhe përcaktimeve të qarta me partnerët maqedonë. "Kjo,- tha zoti Nano- do të shërbejë si shembull për rritjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe mirëbesimit edhe ndërmjet dy komuniteteve".
Në kuadër të sigurimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve të të dy vendeve Kryeministri Nano tha se "mirëpresim ndikimin pozitiv në këtë drejtim të faktorit shqiptar në qeverisje".
Nga ana e tij zoti Ahmeti shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të Kryeministrit shqiptar në Shkup, e cila sipas tij është një moment i rëndësishëm që prodhon impulse të reja pozitive në marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe mirëkuptimit mes shqiptarëve dhe maqedonasve.