E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi vendimin për dhënie ndihme financiare familjes së Vullnet Bytyçit, nga rrethi i Hasit, i cili u vra me armë zjarri më 27 shtator 2003

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi vendimin për dhënie ndihme financiare familjes së Vullnet Bytyçit, nga rrethi i Hasit, i cili u vra me armë zjarri më 27 shtator 2003, gjatë kalimit të kufirit në territorin grek.

Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës para disa ditësh në familjen Vullnet Bytyçit, në fshatin Myçhas të rrethit të Hasit, i ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet babait të tij për këtë ngjarje tragjike dhe i ka bërë të ditur se kishte ngarkuar organet e pushtetit vendor për t'i ardhur në ndihmë familjes së tij.

Këshilli i Ministrave, duke parë gjendjen e vështirë ekonomike të kësaj familjeje, vendosi t'i japë familjes së Vullnet Bytyçit një ndihmë financiare prej dy milionë lekësh të reja.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›