E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano zhvilloi sot një takim të veçantë me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, zotin Theodhori Sollaku. Në bisedën e tyre dy autor

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano zhvilloi sot një takim të veçantë me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, zotin Theodhori Sollaku.

Në bisedën e tyre dy autoritet e larta u përqëndruan veçanërisht në harmonizimin më të mirë të punës së strukturave përkatëse të shtetit të përfshira në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.

Kryeprokurori Sollaku e informoi Kryeministrin në lidhje me rritjen e bashkëpunimit të realizuar jo vetëm mes strukturave përkatëse brenda vendit, por edhe me ato të vendeve fqinjë. Ne takim u theksua se masat e mara për ndalimin e personave të shpallur në kërkim do të rrisin edhe më shkallën e sigurisë publike në vend.

Kryeministri Fatos Nano siguroi se qeveria do të japë mbështetjen e plotë organit të akuzës për të ushtruar ndjekjen penale veçanërisht në çështje me sensibilitet të gjerë sikundër janë ngjarjet e Himarës si dhe disa krime të tjerë që janë në proces hetimi.

Gjithashtu kryeministri i kërkoi Prokurorit të përgjithshëm që në zbatim të legjislacionit në fuqi të përshpejtohen procedurat për sqarimin e incidentit mes Ministrit të Rendit Luan Rama dhe gazetarit Ilir Babaramo.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›