Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh nga Ambasadori Italian në Tiranë, Attilio Massimo Iannucci. Ambasadori italian e vë në dijeni Kryeministrin Nano mbi vendimin e Ministrisë it
Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh nga Ambasadori Italian në Tiranë, Attilio Massimo Iannucci.
Ambasadori italian e vë në dijeni Kryeministrin Nano mbi vendimin e Ministrisë italiane të Transportit për të dhënë edhe 1500 leje kalimi shtesë për transportuesit shqiptarë,vendim ky i marrë edhe me nxitjen e Ambasadës italiane në Tiranë.
Sipas Ambasadorit italian në Tiranë, ky vendim është edhe shprehje e "lidhjeve të miqësisë dhe të bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve tona".