E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot në mbledhjen e radhës një sërë projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme. • U miratua vendimi "Për shp

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot në mbledhjen e radhës një sërë projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme.

• U miratua vendimi "Për shpërndarjen me koeficent kreditorëve të shoqërisë "Vefa Hollding", Shpk, në administrim, të vlerave fianciare të realizuara nga shitja e aseteve".

Të ardhurat financiare të realizuara nga shitja e aseteve dhe të depozituara në bankë, kapin shifrën 3.8 miliardë lekë. Koeficenti i shpërndarjes së shumave për kreditorët e kësaj shoqërie do të jetë në masën 11 përqind, të llogaritur si raport i të ardhurave të realizuara dhe të depozituara në bankë nga shitja e aseteve dhe shumës së detyrimit të mbetur që shoqëria huamarrëse ka ndaj kreditorëve.

Shpërndarja e vllerave financiare do të bëhet pranë Bankës Kombëtare Tregëtare.

• U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin vjetor kombëtar të veprimit, CARDS 2004"

Në kuadrin e programit kombëtar CARDS 2004, nga ana e Komunitetit Europian akordohet një grant me një shumë totale prej 58.500 euro, i cili mundësohet me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje financiare midis qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane. Marrëveshja përcakton fushat dhe sektorët përkatës, të cilët do të financohen nga programi CARDS 2004, si: drejtësia dhe punët e brendëshme, forcimi i kapaciteteve administrative, zhvillimi ekonomik dhe social, mjedisi dhe burimet natyrore etj.

Kjo marrëveshje do t'i hapë rrugën fillimit të zbatimit të programit kombëtar CARDS 2004, duke konkretizuar më tej bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të Stabilizim–Asocimit.

• U miratua projektligji "Për një shtesë në ligjin nr 7870, datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Ndryshimi i miratuar krijon hapësirat e nevojshme ligjore që trajtimet mjeksore të përfshihen për financim nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke dhënë në këtë mënyrë garancitë e nevojshme për thithjen e investimeve dhe akses popullatës ndaj këtyre shërbimeve. Skema gjithashtu është e hapur që rast pas rasti të mbulojë edhe shërbime të tjera unikale për qytetarët.

Nga ana tjetër, sigurimet shëndetësore suplementare private mund të bashkëpunojnë nga ana e tyre për një bashkëfinacim të kostove të shërbimeve.

• U miratua edhe vendimi "Për shpalljen e vitit 2005 "Vit i përkujtimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut"

Në kuadër të 600 vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, viti 2005 shpallet viti i përkujtimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Vendimi parashikon përkujtimin e kësaj figure përmes organizimit të veprimtarive të rëndësishme shkencore, kulturore, diplomatike, etj.

• U miratua edhe vendimi "Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm, afateve dhe procedurave për të përfituuar strehim nga programet e banesave sociale me qera".

Vendimi mundëson fillimin e procedurave të rivlerësimit të kërkesave për strehim, që janë gjendje në llistat e bashkive, si dhe kërkesave të tjera që do të paraqiten nga qytetarët në nevojë. Me plotësimin e akteve të tjera nënligjore që janë në proces do të fillojë zbatimi i programeve të reja të strehimit.

Vendimi përcakton:

- Detyrat e strukturave përgjegjëse për pranimin dhe seleksionimin e kërkesave, përcaktimin e listave të përfituesve dhe miratimin e tyre. Këto struktura fillojnë me zyrat përkatëse pranë bashkive, të cilat bëjne seleksionimin e parë të formularëve të vlefshëm, më pas ato i kalojnë komisionit të Strehimit që ngrihet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe ky i fundit është struktura e fundit dhe më e lartë që miraton listën e përfituesve nga programet sociale të strehimit për një vit financiar;

- Detyrimin që në përbërjen e komisioneve të strehimit pranë çdo bashkie të marrin pjesë organizatat që përfaqësojnë interesat e grupeve të ndryshme të shoqërisë, si shoqata e të verbërve, shoqata e jetimëve, e qirramarrësve në banesat ish pronë private etj.

- Afatet kohore të shqyrtimit të dokumentacionit të qytetarëve që do të jenë përfitues nga programet sociale të strehimit, si dhe afatet e njoftimit të tyre.

• U miratua projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr.8778, datë 26.4.2001, "Për ratifikimin e Konventës penale për korrupsionin"

Ky projektligj plotëson kuadrin ligjor dhe përmirëson legjislacionin penal, duke përfshirë cështjet e luftës ndaj korrupsionit dhe zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar penal në këtë fushë të së drejtës.

Nëpërmjet të tjerave, ndryshimet parashikojnë penalizimin e veprave penale të korrupsionit të kryer nga subjekte persona zyrtarë vendas apo të huaj, funksionarë të lartë shtetërorë, të emeruar apo të zgjedhur në institucione vendase, të huaja apo ndërkombëtare. Gjithashtu ndryshimet kanë parashikuar në të gjitha format përkatëse veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, në sektorin publik dhe atë privat.

Po ashtu bëhen ndryshime dhe saktësime juridike që kanë të bëjnë me zbatimin e juridiksionit penal shqiptar, vetëm nëse vepra penale parashikohet si e tillë, sipas legjislacionit të shtetit palë ku ajo është kryer.

Projektligji propozon që të gjitha kërkesat për bashkëpunim ndërkombëtar, sipas Konventës penale për korrupsionin, t'i drejtohen autoritetit qendror, Ministrisë së Drejtësisë.

• U miratua projektligji "Për ratifikimin e Konvetës Europiane për marrëdhëniet me fëmijët"

Objekt i Konventës është përcaktimi i parimeve të përgjithshme në lidhje me vendimet dhe marrëdhëniet me fëmijët, si dhe vendosja e bashkëpunimit ndërmjet organeve qendrore, atyre gjyqësore dhe organeve të tjera për të nxitur dhe përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet fëmijëve, prindërve dhe personave të tjerë që kanë lidhje familjare me fëmijët. Konventa bën pjesë në masat e marra për reformat në fushën e drejtësisë për të miturit dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën civile.

Në Konventë janë përcaktuar:

- Kufiri i moshës së fëmijëve, të cilët ëprfshihen dhe i nënshtrohen rregullave të Konventës (18 vjeç), si dhe rrethi i personave, të cilët konsiderohen me lidhje familjare;
- Marrëdhëniet prindër fëmijë, mundësia e kufizimit dhe përjashtimit të këtyre marrëdhënieve, e kushtëzuar kjo nga interesat e larta të fëmijës;
- E drejta e fëmijës për t'u informuar, konsultuar dhe shprehë mendimet e tij;
- Detyrimin e shteteve palë për plotësimin e kuadrit të brendëshëm ligjor, në përputhje me parimet e Konventës.

• U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes shtesë të huasë dhe të projektit, lidhur me marrëveshjen e kredisë, së datës 24 korrik 1999, të ndryshuar me marrëveshjen shtesë të kredisë dhe të projektit, të datës 5 tetor 2002, ndërmjet Republikës së Shqiperise dhe Kreditanstalt Fur Wiederbau (KfW, Franfurt Am Main, për furnizimin me energji elektrike të Shqipërisë së Jugut."

Projekti "Furnizimi me energji elektrike ne Jug te Shqipërisë" ose Projekti BISABU, financohet nga KfW dhe ka te bejë me ndërhyrjen rehabilituese ne burimet gjeneruese dhe sistemin e transmetimit dhe te shperndarjes ne këtë zone. Zgjerimi i projektit për Rehabilitimin e HEC-it Bistrica II, nënstacionin elektrik 110/120 kV të qytetit të Sarandës, përfundimin e rehabilitimit të rrjetit shpërndarës të 20 kV të Sarandës janë objektet të cilat do të financohen me një shtesë në kredinë e huasë me KfW prej 13 289 521 euro. Qeveria gjermane, nëprm jet bankës KfW, do të financojë këtë project dhe KESH do të jetë agjencia zbatuese.

• U miratua vendimi "Për disa shtesa ne vendimin nr.90, datë 21.3.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Lezhë-Balldre, pjesë e seksionit Lezhë-SHkodër."

Ky shpronësim bëhet për përmbushjen e detyrimeve të shtetit shqiptar për realizimin e suksesshëm të investimeve për interes publik. Vlera totale e këtij shpronësimi kap shifrën 10.341.040 lekë.

• U miratua vendimi "Për përcaktimin e kritereve për dhënien e lejeve profesionale specialistëve, që kryejnë projektimin, vlerësimin, konsulencën, monitorimin dhe drejtimin teknik të veprimtarisë minerare"

Në vendim trajtohet dhe zgjidhet cështja e personelit që do të lejohen të projektojnë, të kryejnë studime minerare në favor të zbatimit tërësor të ligjit minerar e të drejtojnë teknikisht një minierë.

• U miratua vendimi "Për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave"

Ky vendim ka për qëllim të mbështesë reformën në fushën farmaceutike dhe synon të mbrojë popullatën përmes transparencës që lidhet me caktimin e deklarimit te cmimit të barnave, si dhe nga ana tjetër stimulon biznesin farmaceutik.

• U miratua edhe vendimi "Për mënyrat e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore të mbrojtjes së tokës bujqësore"

• U miratua edhe vendimi "Për kryerjen e analizave të vlerave të treguesve të tokës bujqësore".

• U miratua vendimi "Për kalimin e përgjegjsisë së administrimit të mjediseve të repartit infektiv të spitalit të Elbasanit, nga Ministria e Shëndetësisë te Ministria e Arsimit dhe e Shkencës"

Me qëllim për të siguruar shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve të kësaj ndërtese dhe nisur edhe nga nevoja e shfaqur nga ana e Universitettit të Elbasanit për të përdorur këto ambjente për zhvillimin e aktivitetit mësimor dhe praktikave të tij, mjedise të repartit infektiv t'i kalojnë në pronësi dhe në administrim Universitetit të Elbasanit.

• U miratuan edhe vendime të veçanta "Për ngritjen e bordit të kullimit në zonën e shërbimit të kullimit të Beratit, të Pogradecit, Sarandës, Gjirokastrës".
Krijimi i këtyre bordeve kane për synim rritjen e eficensës së Investimeve në fushën e kullimit, transparencën e këtij investimi, mundësinë e aktivizimit të përfituesve të kullimit, etj.

• U miratua projektligji "Për ratifikimin e instrumenteve, që ndryshojnë Kushtetutën dhe Konventën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, (Gjenevë, 1992)"

Projektligji përmban amendimet e Kushtetutës dhe Konventës së Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), në të cilën Shqipëria është anëtare që në vitin 1999 dhe që kanë të bëjnë me ushtrimin e të të drejtave dhe detyrimeve të Shteteve anëtare, si dhe anëtarët e sektorëve të ITU-së.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›