E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe të komunitetit hebre ne Shqipëri, në kuadër të nderimeve me rastin e 60

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe të komunitetit hebre ne Shqipëri, në kuadër të nderimeve me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit nazist të Aushvicit.

Gjithashtu, Kryeministri Nano do të niset sot pasdite për të marrë pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet nesër ne Aushvic për Ditën e Kujtesës, ku do të jenë të pranishëm personalitetet më të larta botërore.

Kryeministri Fatos Nano njëkohësisht President Nderi i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Izrael, në takimin me përfaqësuesit e komunitetit hebre ne Shqipëri u shpreh:

"Eshte hera e pare qe shteti dhe populli shqiptar ndalen zyrtarisht ne Diten e Kujteses per te reflektuar e medituar, per tu here homazh viktimave te panumerta te popullit hebre gjate Luftes se Dyte Boterore.

Eshte ne nderin e popullit dhe te shtetit shqiptar qe 27 janari i ketij viti, qe eshte dita e 60-vjetorit te clirimit te kampit famekeq te Auschvitz-it, i gjen me nje ligj europian te posacem per Diten e Kujteses. Nuk ka rast tjeter dhe popull tjeter ne bote qe te kete pesuar ato pogrome, ate zhdukje industriale, ate shfarosje masive, qe kane pesuar hebrejte, per shkak te doktrines naziste te holokaustit.

Dita e Kujteses eshte nje hap i madh i njerezimit per tu ndare nga e kaluara dhe per te ndaluar kthimin e se kaluares.
U desh te kalonte me shume se nje gjysme shekulli qyteterim boteror, mbeshtetur mbi vlerat e fitores antifashiste per te arritur deri tek perfundimi qe bota duhet te mos harroje.

Permes perkujtimit te dhunes shfarosese qe pesoi populli hebre njerezimi perkujton te gjitha dhimbjet e medha qe ka provuar si pasoje e formave nga me te paimagjinueshmet qe ka njohur ne histori dhuna kolektive, qe prej pogromeve, holokaustit, gjenocidit, etnocidit, aparteidit, luftes se klasave ne totalitarizem, spastrimeve etnike, deri tek homofobia ne formen e egersise ne pergjithesi.

Sivjet Diten e Kujteses e perkujtoi zyrtarisht edhe Asambleja e Pergjithshme e OKB-se. Ky eshte nje hap tjeter reflektimi i njerezimit.

Per ne shqiptaret, per popullin dhe perfaqesuesit e tij, nuk ka ekzistuar asnje problem, asnje shqetesim per tu bashkuar me zerin europian te caktimit te Dites se Kujteses. Populli shqiptar nuk ka trasheguar ne ndergjegjen e vet asgje qe t'i rëndojë për sa i takon sjelljes se vet me hebrejt gjate luftës antifashiste. Në të kundërtën, nese ka- dhe tw gjithe evokojne here pas here në histori,- vlera krenarie dhe dinjiteti për popullin shqiptar, nje nga vlerat me te spikatura dhe me te pashlyeshme eshtë mbrojtja dhe shpëtimi i hebrejve. Nuk eshte fjala vetem per hebrejte rezidente, per hebrejte e vendit, por per disa qindra e mijera hebrej te ardhur prej vendeve te tjera te Ballkanit dhe Europes.

Hebrejte ne Shqiperi nuk i shpetoi thjesht virtuti i popullit. Shpetimi i hebrejve ne Shqiperi eshte nje ceshtje mbipolitike. Per te mbrojtur hebrejte u bashkuan ne nje qendrim, pa diskutuar kurre me njeri-tjetrin dhe pa pergatitur e nenshkruar asnje marreveshje: partizanet antifashiste, nacionalistet, kolaboracionistet e kuislinget. Kjo nuk eshte nje merite per tu ndare. Ne kete pike te gjithe ishin bashke. Nuk ka ndodhur ne ndonje vend tjeter qe gestapoja naziste ti kerkoje Rajhut te mos i preke hebrejte e nje vendi, sepse qeveria e atij vendi i konsideron hebrejte "ceshtje te brendshme". Kjo ka ndodhur vetem me Shqiperine.

Qysh ne vitet 1930 shtypi i Perendimit e quante Shqiperine "nje Palestine te dyte" , ndersa te tjere flitnin per "kolonizimin hebraik" te Shqiperise. Nje merite te vecante per instalimin ne diplomacine mbreterore te Shqiperise te nje ndjenje simpatie dhe te nje pergjegjesie mbrojtjeje ndaj hebrejve kane dy ish-ambasadoret respektive te SHBA ne Tirane dhe te Shqiperise ne Washington: Herman Bernstein dhe Faik Konica.

Ne diten e sotme ne nderojme edhe vepren e tyre te shkelqyer, ne favor te hebrejve te Gjermanise, Austrise, Polonise dhe te disa vendeve te tjera, te cileve iu hap rruga per te ardhur lirisht e legalisht ne Shqiperi. Brenda nje dhjetevjeteshi numri i hebrejve ne Shqiperi u dhjetefishua. Periudha e dyte e shpetimit te hebrejve ne Shqiperi nga populli shqiptar eshte ajo e vete luftes. Gjate kesaj periudhe ne Shqiperi erdhen grupime te medha hebrejsh te rrezikuar ne vende te ndryshme te Ballkanit.

Numri i hebrejve te shpetuar ne Shqiperi eshte shume me i madh se ai qe dihet. Shifra se ciles i referohen historianet deri tani eshte ajo e hebrejve te deklaruar hebrej. Por pjesa me e madhe e hebrejve kane ardhur ne Shqiperi me identitet te mbuluar ose duke e fshehur identitetin menjehere pas mberritjes. Shume prej tyre u ungjillizuan. Te tjere u muslimanizuan: Saltieli u be Sali, Davidi u be Daud e Abrahami u be Bajram. Te gjitha keto konvertime nuk i kane bere institucionet e kultit, por zyra laike te shtetit. Nje pjese tjeter mjaft e madhe e hebrejve erdhen ne Shqiperi te albanizuar, me pasaporta shqiptare, te prodhuara me dijenine e autoriteteve qe qeverisnin ne ate kohe. Shume prej tyre jetuan si shqiptare, te veshur me kostumet e vendit, me fustanella e qeleshe, ne familjet beratase, krutane, vlonjate e durrsake.

Ne qendrimin ndaj hebrejve shfaqet nje cilesi e etnotipit shqiptar: dhenia e dores se ndihmes ne momentin kritik cilitdo qe gjendet ne rrezik, duke perfshire edhe kundershtarin. Familjet shqiptare strehuan shpetuan nga uria dhe semundjet ushtrite e kapitulluara serbe e malazeze, po ashtu dhe ushtrite austro-hungrareze, gjate Luftes se pare Boterore.

Familjet shqiptare shpetuan 20- 25 mije ushtare italiane qe i zuri kapitullimi ne Shqiperi, pikerisht ne kohen kur ushtrite naziste kishin hyre dhe me syrin e Rajhut ato ishin ushtri dezertore. Asnje ushtar italian nuk u dorezua nga populli shqiptar, edhe pse me italianet puna ishte krejt ndryshe, sepse ata kishin ardhur me arme dhe kishin vrare e djegur ne Shqiperi.

Familjet shqiptare vazhduan tu japin buke e ilace ushtareve greke gjate luftes civile, te cilet drejtimin e vetem te terheqjes se sigurt pa friken e ndonje goditjeje kishin Shqiperine. Dhe, sic dihet, kjo nuk i kushtoi pak ketij vendi.
Shqiperia nuk eshte nje rast, por nje fenomen, qe meriton te studiohet, per sjelljen ndaj tjetrit. Nuk ka pasur ne ideologjine kombetare shqiptare edhe ne periudhen e romantizmit rilindes ide ksenofobike dhe projekte te ndertimit te se ardhmes kombetare ne kurriz te tjetrit. Ne historine e kultures dhe të mendimit shqiptar ka te tille margaritare qe nuk u eshte bere asnjeherë i gjithë kujdesi te shndrisin me gjithe fuqine e tyre.

Ne jemi krenare si pjesetare te nje populli qe e ka kaluar proven e holokaustit pa asnjë plagë, pa asnje dhimbje te shkaktuar te tjereve, e kemi kaluar proven e mosberjes se krimit ndaj tjetrit në tëresi. Kjo eshte nje atu madheshtore ne duart e shqiptareve kudo qe jane. Deshmite e padiskutueshme te sprapsjes se cdo deshire, projekti, urdheri apo komande per "zhdukjen perfundimtare" (final solution) te hebrejve jane deshmi se shqiptaret, si popull paqesor ne etnotipin e vet, nuk kane ushtruar dhe nuk do te ushtrojne asnje forme tjeter te dhunes kolektive ndaj tjetrit. Pikerisht kjo e ben politiken e jashtme shqiptare faktor te mirebesuar paqeje ne rajon.

Ne Diten e Kujteses ne ndalemi te reflektojme duke u rinjohur me permasat e katastrofes qe pesuan hebrejte gjate Luftes se Dyte Boterore, ne ndalemi te nderojme popullin shqiptar qe beri cudine dhe nuk la asnje hebre te viktimizohej, ne ndalemi e nderojme gjithashtu kujtimin e mijera e mijera shqiptareve qe pesuan fatin e njejte me viktimat e holokaustit ne Mathausen, Dachau, Auschvitz, Ventotene, Prishtine e gjetke. Ne u bejme gjithashtu homazhet tona viktimave te Boroves se martirizuar, viktimave te 4 shkurtit, te pushkatuarve te kampit te perqendrimit te Prishtines, viktimave të shkaktuara mbi popullsinë civile nga faktorët politikë vendës që merrnin pjesë ne lufte apo në regjime jodemokratike dhe prandaj evokojme serish dinjitetin me te cilin Shqiperia dhe shqiptaret u rreshtuan në koalicionin antifashist.

Kjo eshte gjithashtu dita e reflektimit te fatit historik te popullit shqiptar, ndaj te cilit eshte demonstruar shpesh nje albanofobi e ashper. Ndoshta nuk ka nje popull tjeter ne Europe qe te kete kaluar neper nje fat aq te krahasueshem me ate te hebrejve sa shqiptaret. Judeofobia dhe albanofobia jane shume prane njera-tjetres. Eshte kjo dite qe na inkurajon te besojme se njerezimi i ka thirrur mendjes dhe deshiron sinqerisht te ndertoje nje te ardhme te re, pa dhune kolektive dhe individuale, pa dhune fizike e dhune fjale, nje rend antropocentrik, larg luftes dhe dallimit etnik, racor, fetar.

Kam nderin të përgëzoj Shoqatën tuaj për misionin fisnik të kryer për mbrojtjen e këtyre vlerave e virtyteve kombëtare dhe për ruajtjen dhe forcimin e miqësisë midis popullit shqiptar dhe atij hebre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›