Në zbatim të urdhërit të Kryeministrit Fatos Nano, strukturat përkatëse të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po angazhohen për përballimin e pasojave të shkaktuara nga
Në zbatim të urdhërit të Kryeministrit Fatos Nano, strukturat përkatëse të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po angazhohen për përballimin e pasojave të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit.
Forcat e Armatosura janë të gatëshme dhe po veprojnë në këtë funksion për të marrë masat e duhura për zhbllokimin e rrugëve, për t'u ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar nga dëbora, për transportin e të sëmurëve dhe për çdo aspekt tjetër të ardhur si pasojë e përkeqësimit të kushteve klimatike, duke përdorur mjetet e transportit ajror dhe tokësor që kanë në përdorim.
Gjithashtu Forcat e Armatosura, sipas kërkesave të organeve të pushtetit vendor dhe kapaciteteve të tyre të furnizojnë me nevojat që kanë banorët e këtyre zonave.
Në bazë të këtij urdhëri, këto struktura, në bashkëpunim me organet e Policisë së Shtetit, të pushtetit vendor dhe me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të bashkëveprojnë për normalizimin e gjendjes dhe mënjanimin e pasojave.