Raundi i tretë për presidentin zhvillohet nesër

Kuvendi i Shqipërisë vendosi që raundi i tretë për votimin e Presidentit të ri të Republikës të mbahet nesër, në orën 10:00.
Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 58 kundër dhe 1 abstenim propozimin e bërë nga maxhoranca në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Opozita nuk dha konsensusin e saj, pas kishte kërkuar që votimi të mbahej më 10 qershor.
Në prag të zhvillimit të raundit të tretë të votimit, maxhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur një kandidaturë konsensuale.
I vetmi kandidat për President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhënë konsesusin pasi e cilëson si kandidaturë të njëanshme.