Tërmet 4.5 ballë në Maqedoni

Zona ku ra termeti / Foto Iliria News Agency
Një tërmet me intensitet prej 4.5 ballë të shkallës së Rihterit, goditi sot rajonin e Strugës, Ohrit e Kërçovës, por duke u ndier edhe në rajone tjera.
Epiqendra e këtij tërmeti sipas raporteve nga institutet sizmologjike, është në rajonin e Debërcës, në Maqedoni, me koordinata gjeografike N-41.347 dhe E-20.917. Sipas raporteve të Institutit Sizmologjik në Shkup dhe Institutit Sizmologjik në Podgoricë, epiqendra është 17 km në jugperëndim të Kërçovës.
Intensiteti i këtij tërmeti në epiqendër arrin 4.5 ballë të shkallës së Richterit, që janë ekuivalente më shkallën e VII (7) të Merkalit, sipas MSC-së.
Thellësia e këtij tërmeti në hipoqendër është evidentuar në thellësi prej 8 km. Tërmeti ka shkaktuar shqetësime të popullatës së Strugës, e cila ka braktisur ambientet brenda objekteve dhe kanë dalë në hapësirë të hapur, ndërsa dëme nuk janë evidentuar tani për tani.
Deri tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.
Në hartën e paraqitur, në bazë të izoseisteve vërehet se ky tërmet ka pasur një shtrirje mjaft të gjerë. / INA