Këshilli i Ministrave vendos ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet
Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në vend. Këto komisione do të vlerësojnë të gjithë llojet e dëmeve në subjektet private, në banesa apo ekonominë e tyre. Komisionet do të vlerësojnë, gjithashtu, edhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike si shkolla, rrugë, ujësjellës, etj.
Vlerësimi do të shërbejë si bazë për të përcaktuar edhe fondet që do të jepen për zhdëmtim.
Komisionet do të fillojnë menjëherë veprimin për vlerësimin e dëmeve në zonën e Shkodrës dhe në zonat e tjera të vendit ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme në pasuritë private e publike.
15/12/2010